Te nderuar,
Deshiroj te ndaj me ju Pjesen 3 te videogjirimeve te vizites historike te delegacionit te pare te SHBA-ve ne Kosove ne Maj 1990, ne te cilen paraqitet fjalimi i fuqishem i Dr. Zekeria Canes ne emer te Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut.
Dr. Cana ka ndare me delegacionin amerikan te verteten trishtuese se si shqiptaret e Kosoves po terrorizoheshin nga regjimi serb. “Ne nuk mund te flasim per te drejtat e lirite e njeriut sepse ketu ato fare nuk ekzistojne… por mund te flasim per terrorin shteteror qe e perjetojme cdo dite…” ka thene Dr. Cana ne mes te tjerash.
Pervec atij, ketu keni edhe fjalimet e z. Adem Demaci dhe z. Veton Surroi, te cilen iu drejtuan delegacionit amerikan gjithashtu.
Ju lutem, klikoni ne video-linkun e meposhtem per te degjuar keto fjalime:
youtu.be/-Y-kZH-1YT4
Ky diskutim ne pergjithesi, sic e kam thene edhe paraprakisht, por edhe raporti me shkrim i dorezuar tek Kongresmenet Lantos e DioGuardi nga Dr. Cana ne te cilin dokumentohej brutaliteti serb mbi popullsine e pafajshme shqiptare te Kosoves, ne vecanti, i dhane delegacionit amerikan nje baze te forte evidence dhe faktesh per te sjelle perpara Kongresit te SHBA-ve kerkesen e drejte te shqiptareve te Kosoves per demokraci, liri, dhe pavaresi.
Sinqerisht juaji,
Faton Bislimi
Anetar Bordi dhe Keshilltar Kryesor Politik
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane


Leave a Reply