Policia shqiptare ka vënë në pranga dy shtetas grekë si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Të arrestuarit janë ekstremisti i njohur, i cili është kryetar i Bashkimit Qendror të Epirit të Veriut, Babis-Harallambos Karathano dhe shtetasi Anestis Kracis.
Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku rreth 500 shtetas grekë, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi. Ata bllokuan aksin rrugor duke protestuar me të njëjta thirrje të lëshuara edhe gjatë ceremonisë mortore.
Vetë banorët thonë se bllokimi i rrugës ishte planifikuar duke bërë thirrje për drejtësi për shtetin shqiptar.
Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Polici janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare.
Raportohet se krahas Harallambos, në pranga kanë rënë edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.
Për tu interesuar për të arrestuarit, në komisariatin e Gjirokastrës ka shkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply