Para 75 viteve, më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 ku njihet si kulla e Bajraktarve Krasniqes, në këtë kullë është mbajtur Konferenca historike e Bujanit. Kumrija lindi më 03 shkurt 1943 ne fshatin Bujan të zonës së Tropojës.
Kullat, asnjëhere nuk kanë qenë thjesht vënd vetëm për të jetuar njerëzit, por ato përgjatë historisë, kanë lujtur rol të shumëfisht. Kuptohet se funksioni primar ka qenë banimi, por kullat njëkohësisht kanë shërbyer edhe si fortifikata për mbrojtje nga hasmi, nga e keqja. Si pjesa e Rrafshit të Dukagjinit, edhe pse të gjendura matanë kufirit më Shqipërinë, edhe treva e Malësisë se Gjakovës, tradicionalisht e kan kultivu ngritjen e kullave si simbol i qëndresës, mikpritjes, por edhe bujarisë.
“Malësija, kështu është edhe në fshatin Bujan të zonës së Tropojës, fshat ky që, jo rastësisht, është në historin e kombit Shqiptar”. Po kjo është kulla e bajraktarit të Krasniqëve te kti fshati, luftëtarit të shquar të cështjes kombëtare, ushtarit të qetave të Plakut të Maleve, Bajram Currit, kulla e Sali Manit.

“Historikisht, e traditës, e burrërisë dhe atdhedashurisë”.
Kjo kullë ka hyrë në hiistorinë e kombit shqiptar pasi aty , më 31 dhjetor 1943, 1 e 2 janar 1944 është mbajtur Konferenca historike e Bujanit, konferencë që i kishte dhënë përgjigje përfundimeve të mbledhjes se dytë të AVNOT-it, të mbajtur më 29 e 30 nëntor 1943 në Jajce të Bosnjës e Hercegovinës, ku Kosova nuk ishte përfshir si subjekt i pavarur, por i përfaqësuar nga Mali i Zi.
Kesaj konference iu drejtuan më një kërkesë Sali Manit, ati burri patriot, bashkëluftëtarit të Bajram Currit, i cili kërkesën e pranoi më shumë dashamirësi dhe krenari qe kulla e tij ishte zgjedhur për t’u mbajtur kjo konferencë e rëndësisë së jashtëzakonshme. E thëm e rëndësisë së jashtëzakonshëme pasi vendimet e saj, në një mënyrë, janë edhe bazamenti i pavarësisë dhe shtetësisë së sotshme të Kosovës.
Kumrije Ismajli, ishte vajza e Sali Manit, 10 vitet e fundit të jetesë i kaloj në Danimarkë në qytetinë e Alborgut, sa herë qe vizitoja rrëfente për familjen e Sali Manve, vrasjet e familjarve, kulla është djegur 4 herë, perpjekjet e armiqve qe kjo familje te zhduketë tërsisht edhe sotë ka mbetur vënd i boshatisur.
Babaj i Kumris Sali Mani i kishte 7 fëmi, 5 vajza, 2 djemë, njëri është vrar, e njëri ka vdekur.
Kumrija është martuar më Ismet Ismajlin nga Laqi, (Inxhinjer i kimisë) i specializuar në Kinë, ku pas pensionit për shkaqe politike u largu nga Shqiprija, emigroj në Danimark ku dhe sotë jeton, Ismeti e Kumrija kanë 2 vajza Etleva, Ermira, djali Astriti.
Kumrija vdiq më 10 tetor 2018 pas një smundje te shkurt ne moshenë 75 vjecar, i lehtë i qoftë dheu i Shqiperisë!
Më respktë të vecant Ahmet Bytyqi.
Shkruar nga Ahmet Bytyqi
Burimi -Facebook


Leave a Reply