Në një intervistë për emisinin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja në audio-përgjimin ku dyshohet se vëllai i Xhafajt ka kryer trafikim narkotikësh, ka thënë se në momentin që ka bërë regjistrimin e audios nuk e ka ditur se Jetmir Olldashi ka qenë gazetar.
Ai ka thënë seOlldashi i është prezantuar si punonjës i SHIK-ut dhe se video për mediat ishte dorëzuar pa dijeninë e tij.
“Azil kam kërkuar sepse më rrezikohej jeta. Pasi u publikua audio-përgjimi, pas gjysmë ore më ka marrë në telefon X dhe më thotë ku je sepse do të të shuaj familjen. Olldashin e dija të SHIK-ut, jo gazetar ashtu mu prezantua. Kur u publikua i thash ça ke bërë o vlla pa dijeninë time e ke dorëzuar videon”.
Më tej Veliu është shprehur se në momentin kur është arrestuar në Kukës me urdhër nga lartë është mbajtur peng për rreth tre orë.
“Kur më arrestuan në Kukës, më kanë dalë njerëz me maska dhe më kanë vënë armën në kokë. Më thanë kemi urdhër nga shteti. Më mbajtën peng tre orë në autostradë”./ CNA.al


Leave a Reply