Një vajzë 13 vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze mbrëmjen e sotme. Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se e mitura, me iniciale K.B, është shoqëruar nga babai i saj për në spital ku edhe ka ndërruar jetë.
“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon…
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply