Në ditën e hënë të kësaj jave në mjediset e ambasadës shqiptare në Mbretërinë e Danimarkës u organizua një ceremoni me rastin e mbylljes së mandatit të ambasadorit z. Kastriot Robo dhe zonjës së parë të kësaj ambasade ! Ishin të ftuar përfaqsues të trupës dipllomatike të ambasadave që veprojnë në Danimarkë, miq të ftuar danez , gazetarë shqiptarë dhe danez , po ashtu kishte të ftuar edhe nga Komiteti i shoqatave të huaja , por dhe përfaqësues të shoqatave të të huajve që punojnë e jetojnë në këtë vend Skandinav.
Po ashtu ishte i pranishëm edhe perfaqësuesi i Konsullatës së Kosovës në Danimarkë z. Krasniqi . Moren pjesë edhe shumë bashkëatdhetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Danimarkë , por dhe plot studentë që studiojne në këtë vend. Po ashtu edhe shoqata Alba – Dansk u përfaqsua në këtë aktivitet, si gjithmonë , që kudo ku ka aktivitete madhore që organizohen atje është e ftuar nderi edhe shoqata , që sjell vlera për komunitetin shqiptar dhe e ka bërë te njohur edhe më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithesi , duke sjllë vlerat më të mira të shqiptarisë . Moren pjesë dhe përfaqësues nga stafi i radio shqiptare në Danimarkë – Radio Projekt 21 një zë i fuqishëm sot ne gjithë mërgatën shqiptare edhe pse cdo gjë kryhet në baza 100% vullnetare , pa asnjë dhoj ndihme .
Fjalën e rastit e mbajti z. Kastriot i cili foli për punën e tij gjatë këtyre 4 viteve të mandatit të tij , si ambasador , por dhe për shqiptarët dhe historitë e tyre , me pas foli edhe Konsulli i nderit i ambasadës shqiptare dhe më pas u serviren ushqime nga guzhina shqiptare dhe pije të ndryshme gjatë gjithë kohës së aktivitetit.
Në fund të këtyre rreshtave mund të themi , se po largohet nga Danimarka ambasadori që ishte nder më të perzgjedhurit që la vepra të mira dhe e ngriti në një stat më të lartë emrin e Shqipërisë e të shqiptarve. Ishte një njeri me zemer të madhe , me një kulturë të rrallë , njeri i papërtuar i gatshëm për të dhënë maksimumin për ti cuar në fund nismat e marra , njeri që diti të drejtoje dhe i vetmi ambasador që të gjithve të pranishmeve u erdhi keq që po largohet , sepse në si komunitet të tillë njerez na duhen që kryjnë mirë detyren e vet të ngarkuar nga shteti, por dinë të sillen mirë me autoritet dhe me gjithë njerzit e thjeshtë. Të gjithë të pranishmit shprehnin konsiderat më të larta për ambasadorin dhe punen e tij gjatë ketij mandati katër vjecar . Urime dhe suksese në cdo vend ku të shkojë !
Luigj Shkodrani
Kopenhagë – Danimarkë 4 shtator 2018
Leave a Reply