Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla organizoi një pritje me rastin e 30 vjetorit të bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim. Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, deputeti i Bundestagut gjerman dhe anëtar i Kryesise së Grupit të CDU/CSU, Olav Gutting, përfaqësues të bizneseve gjermane në Shqipëri etj.
“U bënë tashmë 30 vite që kur Shqipëria dhe Gjermania filluan një histori të re miqësie dhe bashkëpunimi ekonomik. Përpara vitit 1988, ndoshta ishte e çuditshme, por edhe pse nuk kishim asnjë lloj bashkëpunimi, këtu në Shqipëri kishte një simpati të paimagjinueshme për Gjermaninë, e formësuar në një tifozëri besnike ndaj ‘die mannschaft’, ‘Bayern’ apo pas viteve ’90 për ‘Mercedez-Benz’.
Sot pas 30 vitesh, Gjermania është tashmë një vend mik dhe aleat tepër i rëndësishëm për Shqipërinë, një vend që në historinë e zhvillimin ekonomik, politik dhe social të vendit tonë, ka pa dyshim një kontribut tejet të veçantë.
Sot,pas 30 vitesh, jemi në një moment tjetër historik për Shqipërinë, në raport me perspektivën tonë të anëtarësimit në familjen europiane, ku natyrshëm ne i përkasim në çdo ditë të jetës sonë Bashkimit Europian dhe pse kemi ende shumë punë për tu bërë vend anëtar
Dua të ndaj me ju bindjen se në Qeverinë gjermane dhe në Bundestag-un gjerman ka mbështetje të fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu për vijimin e procesit me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Sigurisht që ka edhe deputetë që janë kundër, ndër 698 anëtarë e Bundestagut. Për shembull deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi.
Po ashtu ka tek-tuk edhe ndonjë deputet të koalicionit qeverisës që është shprehur kundër, ndoshta për shkak se beson më shumë kryetarin tonë të opozitës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Europian.
Megjithate une jam i tërësisht i bindur se Shqipëria ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse në Bundestagun gjerman dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Balla.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply