Deputeti socialist, Alfred Peza është në qendër të vëmendjes pas bërjes publike të një blerje aksionesh në një bankë private në Tiranë. Ndaj tij, Inspektorati i Deklarimit të Pasurive nisi një hetim, të cilin deputeti e ka mirëpritur. Ai tashmë njihet si “miliarderi më i ri i maxhorancës”, deputeti i Elbasanit dhe gazetari i njohur i lajmit bëhet lajm vetë pasi zbulohet pasuria e tij marramendëse brenda një viti.
“Këto ditë ka një zhurmë të madhe të madhe përsëri me miliona, siç është hetimi për CEZ-in, ku një i afërm i Qeverisë Berisha ka tërhequr kesh para nga një bankë 7 milion euro”, tha ai.
Këtë sulm, ai e quajti “reciprocitet politik”. “Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim disa pasaktësi.
Alfred Peza shprehet se nuk ka fituar asnjë qindarkë pas futjes së tij në politikë dhe pasurinë e ka akumuluar shumë më herët. Këtë deklaratë, Peza e ka bërë gjatë një interviste të dhënë për emisionin Top Story.
“Pasuria ime është vënë përpara se të futem në politikë. Nga viti 2013 e deri më tani, pasuria ime që nga futja në politikë, është shtuar me 0 lekë. Pasuria që nga momenti që kam hyrë në politike, e deri më tani, është shtuar me 0 lekë. Shkrimi që u bë për mua në media, ka pasaktësi. Akuzat e mia janë thjeshtë sulme politike.
Gazeta Shqip me datën 9 korrik 2014, ka bërë një shkrim për pasuritë e deputeteve dhe atë kohë, paratë e mia nuk bën përshtypje. Aty shkruhet se pasuria ime është 97 milionë lekë dhe që janë në emër të bashkëshortes. Në politikë kam hyrë i pasur dhe në politikë nuk kam bërë shtim të pasurisë.
”, tha Peza.
(gazeta-Shqip.com)
Leave a Reply