Një alarm për bombë është dhënë në aeroportin Zaventem në Belgjikë. Mediat shkruajnë se alarmi për bombë është dhënë në dy avionë.
Rreth orës 19:30 të ditës së sotme, transmetuesi belg VRT raportoi se alarmet për praninë e eksplozivëve kishin të bënin për dy avionë që do të uleshin në aeroportin e kryeqytetit.
I njëjti burim ka saktësuar se prokurorët federalë i kanë marrë sinjalizimet seriozisht dhe se kanë nisur verifikimet e kërcënimeve. Kryeprokurori i Belgjikës ka deklaruar se kërcënimi është mjaft serioz.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply