Edhe para tentativës së grushtit të shtetit, duket se presidenti turk Erdogan, i kishte fansat e tij shumë të devotshëm. Një prej tyre, në muajin shkurt ka paditur gruan e për shkak se ka fyer presidentin kur ai u shfaq në televizion. Ali Dinç i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur gruas së tij që të ndalte, por ajo nuk donte dhe madje ndryshonte edhe kanalin. Pas këtyre përpjekjeve ai vendosi të shkojë tek autoritetet për të bërë një padi ndaj gruas.
“Vazhdoja që ta paralajmëroja dhe e pyesja përse e bënte një gjë të tillë. Presidenti jonë është një person i mirë dhe po bën gjëra të mira për Turqinë. Edhe nëse do të ishte babai im që fyen Presidentin, nuk do ta falja dhe do e denoncoja. Do ta bëja sërish. Në fillim e doja gruan time, por tani jo më. Nëse do të më kishte fyer vetëm mua, mund ta pranoja. Por nuk mund të pranoj fyerje për Erdogan”, tha burri për gazetarët.
Pas padisë së bashkëshortit, gruaja ka kërkuar divorcin. Ky episod tregon se si Presidenti turk gëzon besnikët e tij në mëson e popullatës, por gjithashtu ka edhe ligje që e mbrojnë imazhin e tij. Në tetorin e vitit të kaluar dy djem të moshës 12-13 vjeç u dënua me 4 vjet burg sepse kishin grisur posterat e Erdogan.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply