LIRI PËR ÇLIRIMTARËT E KUMANOVËS!
Shkruan:Zijadin Brahimi
Liria,nderi dhe krenaria e Shqiptarve janë shkelur dhe nëpërkëmbur edhe mbas Luftës së 2001,nga partitë në pushtet Maqedonase dhe ato Shqiptare si PDSH-ja ashtu edhe BDI-ja.
Menjëherë mbas zgjedhjeve të para mbas luftës, filluan , vrasjet, malteretimet, burgosjet dhe procese gjyqësore të montuara politikishtë ndaj Shqiptarve.
Faktori shqiptar që ishte në pushtet, në vend se të jenë kujdestar të realizimit dhe respektimit të plotë të MO.
Ata së pari (disa ish ”komandanta”) ndajten zonat e interesit,napër qytete e fshatra,e pastaj, qê nga Dibra e deri në Likovë ,filluan të stabilizojnë veten, familjet e tyre dhe farefisin e vetë,nipat e dajtë…
Këta isha ”komandanta”, asnjëhere ama asnjëhere të vetme nuk u interesuan për ish ushtaret,invalidat,familjet e dëshmorve dhe për asnjë qytetarë shqiptarë.
Dhe si pasojë e Keqëqeverisjes,korrupsionit,nepotizmi, dhe mos dijës së faktorit shqiptar,që ishte në pushtet, nga cilado parti që nga 2001 e deri sot çështja shqiptare,nuk shkonte ka zgjidhja por përkundrazi ajo stagnoj aty ku ishte, vetëm se represioni sllavo-maqedonas sa vinte dhe shtohej.
Aq shumë presion,burgosje,maltretime,kindapime,vrasje.
Dhe kjo nuk ishte normale për disa ish Komandanta dhe Luftetarë të vërtet, por filluan të shiqojnë të ndërmarrin diqka në përmisimin e drejtave të Shqiptarve.
Edhe Ri Aktivizimi i UÇK-rë,është një e drejtë fundamentale e popullit shqiptarë në Maqedoni.
Dhe këtë e bën djemët më të mirë të Kombit nga hapsirat mbarëkombtare.
Përgjegjse, për mos realizimin dhe zbatimin e plotë në praktikë për të MO për 3 vite,përveq palës maqedonase ka përgjegjësi edhe Faktori Ndërkombtarë që ka ndermjetsue në arritjen e Marveshjës së Ohrit.
Andaj Luftimet e 09-10 majit 2015, janë Luftime në mes të dy ushtrive,me uniforma dhe shenja dalluese,asaj të UÇK-re së Riaktivizume në njëren anë dhe Maqedonase në anën tjetër.
Në çdo Luftë,ka viktima,të plagosurë,të zhdukur si dhe të zënë Robë.
Andaj djemët mbas bisedave telefonike që paten me njerzit e caktuem që ata i dijnë,une nuk mundem me i ditur,u dorëzuan.
Dhe nga qasti i dorëzimit tek organet Maqedonase,ata janë Robër Lufte dhe si të tillë është dashur të trajtohen,e jo siq janë trajtue,sa që ka intervenue edhe avokati i popullit të R.Maqedonisë.
Andaj Lironi Djemët tanë,ti gëzojnë të drejtat e fituara me gjakë shqiptarët dhe le të mbyllet ky cikël i Luftërave në ish Jugosllavi.
Rajoni i Ballkanit ka nevoj për prosporitet e jo për dhunë,mirpo e gjitha kjo prap, mvaret nga Ju se cilen rrugë e zgjedhni.
Mirpo mos harroni një gjë: Shqiptarët nuk jemi të shekullit XIX e XX,
Por jemi 7 milionë shqiptarë të shekullit XXI.
Pa respektimin e të drejtës Shqiptare në hapsirat ku jetojnë nuk ka qetësi në Ballkan.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply