Me këtë bindje, sot ia dorëzova detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Presidentes së zgjedhur, Justina Shiroka Pula.
Ndihem e nderuar që pata mundësinë t’i shërbej Republikës edhe në këtë detyrë. Mirënjohjen më të thellë e kam për njerëzit që më besuan dhe më pritën me ngrohtësi.
Presidentja e re e merr detyrën në një moment që kërkon maturi politike dhe gatishmëri për bashkëpunim. Dallimet do të mbeten pjesë e jetës sonë demokratike. Përgjegjësia jonë është të bëjmë që ato të shërbejnë për debat e vendime më të mira, duke ruajtur aftësinë për t’u marrë vesh për çështjet nga të cilat varet e ardhmja e Republikës.
Presidentes Justina Shiroka Pula i shpreha urimet e mia të sinqerta dhe gatishmërinë për bashkëpunim institucional. Suksesi në përmbushjen e përgjegjësive të saj do t’i shërbejë Kosovës, forcimit të pozitës së saj ndërkombëtare dhe besimit të qytetarëve në shtetin e tyre.




Burimi/Facebook


Leave a Reply