
Të nderuar banorë të Sanxhakut e të Laçit,
Sot nuk po flas vetëm thjesht për disa gropa me ujë te hyrja kryesore e rrugë për në Sanxhak. Sot po flas për një prapaskenë edhe më të rëndë të bërë nga Bashkia Kurbin, me një të rënë të lapsit, e ka hequr Sanxhakun nga harta e lagjeve të qytetit dhe e ka “kthyer në fshat”!
Për vite me radhë dihet se Sanxhaku ka qenë pjesë e pandashme e Laçit, lagjia nr 5. Sot, në vend që Sanxhaku të merrte zhvillimin e një lagjeje moderne, merr shpërblimin më të turpshëm, degradimin e statusit!
Pse e bëri Bashkia këtë?
Ndryshimi i statusit nga “Lagje” në “Fshat” nuk është rastësi. Është alibia e bashkisë për të arsyetuar pse hyrja e Sanxhakut ngjan si rrugë pa zot.
📌 Se për fshatin “mjaftojnë gropat me ujë”!
📌 Se për fshatin “nuk paska nevojë për trotuare, drenazh e ndriçim”!
📌 Se për fshatin “fondet e investimeve urbane mund të priten ose të çohen tjetërku”!
Mutacione të tilla burokratike kërkojnë të fshehin të vërtetën, Sanxhaku po vidhet nga investimet që i takojnë me ligj!
Pyetja e çdo banori për Bashkinë Kurbin, është e thjeshtë.
Kur vjen puna për të mbledhur taksat, tarifat e shërbimit dhe detyrimet, a na trajtoni si fshat apo si qytetarë?
Kur fëmijët tanë ecin çdo ditë mes baltës e gropave për të shkuar në shkollë, a mendoni se fëmijët e Sanxhakut vlejnë më pak se të tjerët?
Mesazhi ynë është i prerë:
Sanxhaku nuk është toka e askujt! Ata nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Ata nuk kërkojnë lëmoshë, por kërkojnë atë që u takon. Kthimin e menjëhershëm të statusit të Sanxhakut si Lagje e Qytetit të Laçit.
Rikualifikimin e plotë urban dhe shtrimin me standarde teknike të rrugës kryesore të hyrjes!
Nëse bashkia mendon se me një vendim letrash mund të ulë dinjitetin e këtij komuniteti, përgjigjen do ta marrë nga zëri i bashkuar i çdo familjeje në Sanxhak.
Sanxhaku meriton respekt, meriton investim, meriton dinjitet.
Burimi/Facebook


Leave a Reply