Papa Françesku kishte rrëfyer në ditarin e tij personal se kishte përjetuar tri takime me Djallin, të cilat i kishte konsideruar reale dhe veçanërisht të frikshme. Në shënimet e tij, ai tregonte gjithashtu se kishte “parë portat e Ferrit” kur kuptoi përmasat e skandalit të abuzimeve seksuale brenda Kishës Katolike, veçanërisht në Kili.
Zbulimet vijnë nga libri “Ditari Privat i Papa Françeskut”, i publikuar nga Vatikani më 24 nëntor 2026, me shënime të shkruara nga Jorge Mario Bergoglio nga viti 1992 deri në gusht 2024. Libri është redaktuar nga kardinali Victor Manuel Fernández dhe sjell një pasqyrë të rrallë të mendimeve, frikërave dhe krizave shpirtërore të Papës së ndjerë.
Tri takimet me Djallin
Në ditarin e tij, Françesku përshkruan tri përvoja që i kishte interpretuar si takime me Djallin. Dy të parat kishin ndodhur gjatë qëndrimit të tij në Buenos Aires, ndërsa e treta pas vizitës në Kili në vitin 2018. Në një shënim të 24 janarit 2021, ai kujtonte se kishte parë dhe dëgjuar një zë që thoshte: “Tani kam marrë gjithçka që doja”. Papa shkruante se nuk mund ta harronte vështrimin kërcënues dhe tonin e ashpër të zërit.
Skandali në Kili dhe “portat e Ferrit”
Përvoja e tretë lidhej me krizën e abuzimeve seksuale në Kishën Katolike të Kilit. Gjatë vizitës së tij në vitin 2018, Françesku kishte vënë në dyshim akuzat e viktimave ndaj një kleriku, por një hetim i mëvonshëm e bindi se ata kishin të drejtë dhe se ai ishte keqinformuar nga drejtuesit e Kishës.
Në shënimet e tij të 7 qershorit 2018, ai shkruante se kishte “parë hyrjen në ferr”, duke shprehur tronditjen për përmasat e skandalit dhe dëmin që i ishte shkaktuar Kishës. Ditari zbulon gjithashtu një krizë të thellë shpirtërore që Françesku përjetoi gjatë viteve 2021-2022. Sipas kardinalit Fernández, Papa po përballej me tundimin për të ushtruar pushtet absolut, duke besuar se mund të kontrollonte dhe zgjidhte gjithçka vetë. Në të njëjtën periudhë, ai përjetoi probleme të rënda shëndetësore, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zorrën e trashë dhe u përball me hetimet për parregullsitë financiare në Vatikan.
Burimi/Facebook/news24al


Leave a Reply