Përjashtimet/pushkatimet politike, edhe sipas historisë tonë politike për gati 114 vite bëhen vetëm për të rritur pushtetin absolut, për të shtypur kundërshtarët dhe kritikët e pushtetarëve dhe jo për të mirëqeverisur.
Në këto raste të balancës midis të drejtave e detyrimeve kushtetuese dhe “disiplinës së hekurt” partiake,
kemi problem me demokracinë — jo me deputetët “rebel”.
Në partitë me disiplinë ushtarake e dorë të hekurt, shumica e deputetëve dhe ministrave
janë vetëkonvertuar në thjesht statistika,
dhe jo individë me përgjegjësi kushtetuese që t’u shërbejnë votuesve.
Përjashtimi nga grupi parlamentar i çdo deputeti që nuk ka votuar kurrë kundër vendimit të grupit, por për kritika publike, është masë radikale dhe e padrejtë:
Kushtetuta (Neni 70, si edhe standardet evropiane në Gjermani, Francë e Itali) mbron mandatin e lirë, ndërsa GJEDNJ dhe Komisioni i Venecias
e bëjnë të qartë se
kritika për interesin publik dhe antikorrupsionin ka mbrojtje të lartë dhe nuk mund të mbytet në emër të disiplinës partiake.
5 pasojat kryesore të qeverisjes me dorë të hekurt:
1.
Asgjësohet kontrolli parlamentar: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë — pushteti kontrollon veten.
2.
Përqendrohet pushteti te një njeri: Vendimet kalojnë nga institucionet te vullneti i vetëm i liderit/Kryeministrit.
3.
Imponohet autocensura: Frika nga ndëshkimi apo përjashtimi mbyt fjalën e lirë dhe debatit të brendshëm.
4.Dobësohet antikorrupsioni: Mangësitë mbulohen në emër të “unitetit” dhe “imazhit” partiak.
5.
Vritet besimi te demokracia: Qytetarët shohin zbatues urdhrash në vend të përfaqësuesve të lirë, duke rritur pesimizmin për të ardhmen.
Demokracia nuk forcohet kur
përjashtohen deputetët kritikë,
por me zëra të lirë dhe llogaridhënie.
Burimi/Facebook


Leave a Reply