Kryetari i PD-së në Shkodër, Ardit Cylybyli, ka reaguar ndaj kryebashkiakut Benet Beci, duke e akuzuar për mosmbajtjen e premtimeve për transformimin e qytetit. Cylybyli ngre pikëpyetje për fatin e disa projekteve të prezantuara në vitin 2023, mes tyre ura Velipojë-Ulqin, terminali i autobusëve, rruga Shkodër-Milot dhe parku i Bexhistenit. Sipas tij, Shkodrës nuk i duhen më projekte virtuale, por investime konkrete.
Reagimi i plotë i Ardit Cylybylit:
Erdhi prapë fushata në Shkodër!
Po projektet 3D të vitit 2023 ku mbetën? Në kompjuter, në sirtar apo në arkivin e premtimeve elektorale?
Na premtuan një Shkodër të transformuar, me ura, parqe, hapësira publike e projekte madhështore. Por në realitet, qyteti vazhdon të presë.
Ku mbeti realizimi i urës Velipojë-Ulqin? Po terminali i autobusave? Po rruga Shkodër-Milot? Fushat sportive ku janë? Rrugët e qytetit të gjitha janë të asfaltuara?
Ura dhe parku i Bexhistenit ende presin radhën, ndërsa vitet kalojnë dhe premtimet riciklohen.
Duket se në Shkodër projektet ndërtohen shumë shpejt në 3D, por në terren kanë një problem të madh, nuk po gjejnë dot rrugën drejt realizimit!
Shkodrës nuk i duhen më fotografi 3D, por punë 100% reale.
Mjaft me makete për fushatë! Shkodranët meritojnë llogaridhënie, jo premtime të përsëritura! Shiko më pak
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply