Teatri “ Migjeni”, “ Nderi i Kombit”, është krijuar me, 24 Nëntor 1949. Ky teatër është i dyti teatër profesionist në Shqipëri, pas Teatrit Kombëtar.Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 Nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe.
– Trupa përbëhej nga një regjisor, Andre Skanjeti
– Tetë aktorë profesionist, Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi.
– Dymbëdhjetë aktorë amatorë.
Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku.
– Inspektor skene: Çesk Vuksani
– Një sufler. Palok Kurti
– Një skenograf Pjetër Deda
– Dy marangoz Lec Prendi, Kin Marashi
– Një rekuizitjer Ndoc Bazhdari
– Një robaqepës Ejll Gjushi
– Një llogaritar Zef Jubani
– Premiera e parë u shfaq, me 26 Maj 1950.
Të paçim përjetë, Teatri ‘Migjeni’!
Burimi/Facebook/Teatri Migjeni, Shkoder


Leave a Reply