Në gjurmët e traditës së mjeshtërisë së Simon Shirokës babait të Presidentes së re të Kosovës Justina Shiroka Pula
Një lajm i bukur emocionues i gëzoi mbarë shqiptarët në të gjithë botën Pa dyshim së pari në Kosovën e vuajtur e kaq të etur për liri
Kosova zgjodhi presidenten e ri. Më saktë një Presidente.
Sa bukur! Më gjeni një shtet në botë që në një kohë pak a shumë të shkurtër të ketë në krye të shtetit jo një, po tre zonja!
Finsikëria e trimëria e burrave të Kosovës është kaq e lartësueme sa t’i besojë drejtimin e një shteti një zonje.
Nuk është e tepërt ta themi se është mjaft e rrallë një gjë e tillë në shteformimin jo vetëm e vendeve të vegjël, po dhe të shteteve të mëdhenj që mendojnë se kanë një demokraci të zhvilluar.
Urimet e shqiptarëve gjerdanohen dhe shkojnë te ajo zonjë që ka në deje gjak shqiptari po dhe gjak shkodrani Në një ceremoni zyrtare të detyrës së re mbase nuk ka kohë që të dalin gjithë emocionet e detajet njerëzore të asaj trashëgime të pasur atdhetare kulturore të familjes së saj.
Në këtë univers urimesh po veçojmë një urim të rrallë të shkruar me zemër poeti me zemër aktori. Është Çun Lajçi që kësaj radhe na tregon dhe atë traditë të bukur të familjes së saj po e shkruar me një gjuhë arti të përkryer.
“Urime posti i Presidentes, Justinë, çika shtatselvi e Simon Shirokës! Bahu argjendi i Kosovës e tregoi botës se kjo tokë s’ka veç qymyr. Kjo tokë ka ar e argjend, ka njerëz që dinë me e dashtë dhe shqiptarë që s’përtojnë me vdekë për lirinë e saj.””
Libri “Me argjendarët e Beratit që është përgatitur për botim bashë me studiuesin piktorin restauratorin e jashtëzakonshëm Agron Dingo natyrisht e donte një shkrim të tillë
Është një studim i vetë Agronit. Nuk mund të jetë e shkëputur ky njoftim I gëzuar pashkruar qoftë dhe pak shkurt për babain e Presidentes
Le ta ndjekim studimin e tij
Lindja e zejtarisë të filigranit në Shqipëri është e lidhur në qendrat tradicionale të përpunimit të argjendit në Shkodër e Prizren.
“Argjendar Simoni, shkodrani nga Shiroka”
Simon Shiroka u lind në vitin 1927 në Prizren, Kosovë. Ai mori dorë nga mjeshtrit, filigranistët më të shquar prizrenas. Duke pasur ambicie për t’u bërë një zanatçi i dalluar, vazhdoi ushtrimin dhe shkollimin e mëtejmë fillimisht në Beograd e pastaj në Zagreb, për t’u kthyer në Prishtinë dhe për të nisur një veprimtari tepër të pasur aplikative dhe artistike. Me veprat e tij artistike ka lënë gjurmë të thella në artin kosovar dhe më gjerë. Gjatë karrierës së tij, Shiroka ka pasur një numër të madh të ekspozitave personale dhe kolektive në Kosovë dhe në shumë vende të tjera. Simon Shiroka vdiq në vitin 1994, në Prishtinë, Kosovë.
Me veprat e tij ka lënë gjurmë në artin kosovar dhe më gjërë.“Ekspozita është një sjellje multidisiplinore, e cila përveç shtrirjes në etapa të ndryshme të krijimtarisë së artistit, sjellë edhe punë të reja për publikun. Veprat e Shirokës, të cilat janë të përfshira në këtë retrospektivë reflektojnë punë nga krijimtaria e tij në vitet ‘60 dhe’90”, shkruan kuratori i ekspozitës, Erzen Shkololli. Shkëlzen Maliqi, drejtor i Galerisë së Arteve në Kosovë shkruan se: “Shiroka me një admirim mallëngjyes në intervistat që ka dhënë theksonte veçoritë e mjeshtërisë së përpunimit të argjendit dhe arit në shkollën e Prizrenit. Por shprehej edhe i dëshpëruar për faktin se kjo traditë po zhdukej dita-ditës, e mundur nga konkurrenca e përpunimit industrial të argjendit dhe arit. Shiroka zbuloi se mjeshtëria e kujunxhillëkut mund të inkuadrohet fuqishëm në rrjedhat e artit bashkëkohor”
Ne të gjithë rrjedhim nga një familje zanatçinjsh, mirëpo ai nuk ka dëshiruar që zanatin e filigranit dhe të metaleve t’i lërë vetëm si elemente zbukuruese, por kishte dëshirë që t’u jepte jetë edhe shpirt. Nëpërmjet këtyre punimeve ai donte që t’i bënte me të vërtetë vepra artistike dhe kultur ore. Simoni thoshte:
-Kosova asht e mbulueme me ar e argjend dhe kurrë nuk soset.
E thoshte tue qeshë, sepse Simoni kurrë s’mund të mos ishte gazmor. Edhe kur fliste për gjanat ma të mëdha, dinte me ua gjetë nji fjalë të vogël që ta çelte zemrën.
Simon Shiroka ka qenë një nga argjendarët më të hershëm të Kosovës, me origjinë nga Shkodra siç e tregon edhe mbiemri. Ai donte shumë artistët dhe u gjendej pranë sa herë ata kishin nevojë. Por jo vetëm artistët, Simon Shiroka donte shumë edhe Kosovën, atdheun.
Për, artistët e rinj të asaj kohe, Simoni nuk ishte veç argjendari që na dhuronte nji unazë, nji qystek a nji stoli. Ishte nji burrë që dinte me na e kujtue se arti nuk asht veç skena ku ngjitesh, por edhe dora që i zgjatet artistit kur ai ka nevojë për nji fjalë, nji përqafim a nji grimë besimi. E Simoni i kishte të trija: dorën, fjalën dhe zemrën.
Me këtë trashëgimi të rrallë kulturore sërish urimi del nga zemra dhe krenaria bëhet pjesë e jetës sonë.
Athinë-Boston, tetor 2026

Burimi/Facebook

Leave a Reply