Një skandal e ka cilësuar studiuesi dhe kleriku Dom Nikë Ukgjini, peligrinazhin e serbëve të Vojvodinës në varrezat katolike të Shkodrës me pretendimin se aty ka serbë të varrosur që kanë rënë në Luftën e parë Botërore gjatë asaj që e cilësojnë si “Golgoata Shqiptare” që nënkupton tërheqjen e serbëve nga vendi i tyre drejt Shqipërisë pas pushtimin nga austro-hungaria.
Ukgjini thotë se nuk mund të quhet Golgotë në një kohë që serbo-malazezët si pushtues i krijuan shumë vuajtje shqiptarëve dhe se në varrezat katolike të Shkodrës sipas tij nuk ka serb të Luftës së Parë Botërore të varrosur aty sepse ende ato varreza nuk ishin ndërtuar.
Studiuesi Ukgjini kërkon që varrezat katolike të Shkodrës të mbyllen dhe të mos lejohet që të hyjnë persona të paautorizuar si në rastin e serbëve të Vojvodinës ndërsa bën thirrje që shteti shqiptar të reagojë ndaj kësaj vizite të papranueshme serbe.
Ky monument përkujtues është vendosur në nderim të gjeneralit austro-hungarez Eduard Kreuzig, aleatë të Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore. Tashmë Shkodra nuk është hera e parë ku bëhen tentativa të tilla për të nderuar ushtarët serb dhe për t’i trajtuar ata si viktima në një kohë që ishin pushtues të egër duke shkaktuar dhimbje të mëdha në familjet shqiptare, me të vrarë dhe djegie të shtëpive.
Burimi/Istagram/shkodralivecom


Leave a Reply