1. Kemi 35 – vite tranzicion politik, por korrupsioni dhe klientelizmi vazhdojnë të jenë plagë të shoqërisë shqiptare.
2. Pushtetet ndërrohen, por mentaliteti i pushtetit pa llogari duhet të marrë fund.
3. Paratë publike nuk janë pronë e qeverive, partive apo klientëve të tyre.
4. Tenderët, koncesionet dhe pasuritë publike kërkojnë transparencë dhe kontroll të plotë.
5. Nuk mjafton të akuzojmë politikanët, por duhet të pyesim edhe çfarë kemi toleruar si shoqëri për politikën aktuale.
6. Vota nuk është borxh ndaj partisë,por vota është përgjegjësi ndaj Shqipërisë.
7. Mos voto vetëm nga zakoni, flamuri apo simpatia,por shiko veprat, rezultatet dhe përgjegjësinë.
8. Mos e mbro korrupsionin vetëm sepse e bën “i yti”, por ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.
9. Shqipëria ka nevojë për qytetarë që kërkojnë llogari, jo për qytetarë që justifikojnë pushtetin.
10. Këmbanat kanë rënë për 35 -vite, por tani pyetja është konkrete,sa gjatë do të vazhdojmë të votojmë ,pa kërkuar llogari për atë që kemi besuar.
Me respekt miku juaj P.M
Burimi/Facebook


Leave a Reply