O deputetë, o burra me nam,
Dje shajshit, sot i rrini Ramës pranë
Dje u betojshit për nder e për Shqipni,
Sot për një karrige harruet burrni
Shkuet si delet, me kryet përdhé,
Votën e dhanë pa e ditë pse?
Kur erdh puna me mbrojtë këtë vend,
Ju doli në shesh çka kishit ndër mend
Edi Rama rri në krye të stanit,
Ju i shkoni mbrapa, si bijtë e shejtanit
Ai flet e ju duartrokisni,
Ai urdhënon e ju veç brohorisni
Elisa flet, e salla gjëmon,
Po kush për hallet e popullit mendon?
Erion Braçe, ku mbetën fjalët e djeshme?
Apo pushteti t’i fshiu krejt të hershmet?
E Vullnetat, kushdo qofshin ata,
A e dinë vallë ku i çojnë këta sevda ?
Kur vota e popullit ju bani deputetë,
A s’duhet me i dalë zot këtij mileti?
U rreshtuet si ogiçët mbas dashit,
Pa iu dridhë qerpiku, pa iu skuqë faqja e ballit!
Një katrahurë e quejtët përparim,
E popullit i shitët ligj për shpëtim!
Kur vjen fushata, baheni engjëj,
Me fjalë të ambla e premtime të mëdha!
Për bukë, për punë, për dritë e për jetë,
Premtoni gjithçka, veç t’jeni deputet
Për çdo votë, sa pare e sa fjalë,
Sa duar shtrëngoni në çdo prag e në çdo mal!
Po sapo të mbyllet kutia e votimit,
Harrohet i vorfni, mbaron koha e mashtrimit!
O burra të shtetit, mbani pak mend,
Se pushteti s’asht pronë, as s’asht testament!
Sot jeni n’karrige, nesër kush e di,
Por toka shqiptare s’ju përket juve, as ty!
Shqipnia s’asht plaçkë, e pronë për tregti,
As nuk shitet n’pazar për pushtet e pasuni!
Kush e harron kombin për kolltuk e për para.!
Le ta dijë mirë: s’asht burrë shteti, por tregtar!
E kur historia të hapë librin e vet,
S’ka me ju pyetë sa patët pushtet.
Ka me ju pyetë, me za të randë:
«Ç’i latë Shqipnisë, ju që e patët n’dorë?»
E atëherë, o burra, s’ju shpëton partia,
As fjala e bukur, as propaganda e shtëpia!
Se populli harron shumë, por jo përgjithmonë,
E turpi i tradhtisë ndër breza jehon!
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply