Më 3 tetor 2026, m’u kujtua 3 tetori i vitit 1990, dita e Ribashkimit të Gjermanisë.
Në këtë ditë të shënuar për popullin gjerman, lexova një thënie të Ramës për Bashkimin Kombëtar Shqiptar: “S’mund të jetojmë me formula të shekullit 19 e 20.
Që këtu fillon e vërteta dhe po këtu mbaron skarciteti i lidershipit politik aktual të shqiptarëve.
Më hapur, nuk ka se si bëhet.
Lideri i thotë popullit të vet të heqë dorë nga Bashkimi Kombëtar, duke hequr dorë njëkohësisht nga obligimi kushtetues i Shqipërisë për të luftuar për bashkimin e trojeve të të parëve.
Dëshirën e kahershme të shqiptarëve, lideri e quan një formulë të shkuar në kohë e “të dalun bojet…!”
Rreferuar kohës kur është thënë, ai harron se nuk është në vendin ku e ka vendosur populli.
Ai harron se Koha në të cilën jetojmë kërkon frymëzimin e shqiptarëve dhe jo zvetënimin e kauzave kombëtare.
Përcaktime të tilla të llojit “ e ëmë e Zeqos në majë të thanës”synojnë largimin e patriotëve të vërtetë nga beteja për bashkimin e trojeve të ndarë forcërisht e padrejtësisht nga trungu amë.
Mendja më shkoi tek gjaku i liderëve tane, tek gjaku shqiptar ose jo…
Mendja me shkoi tek ADN-ja e munguar që është kthyer në një domozdoshmëri kombëtare.
Dikujt mund t’i duket absurditet, por udhëheqësit tanë duhet të zgjidhen me gjak shqiptari të pastërt dhe jo tjetër.
Këto produkte të politikës tonë, majtas e djathtas qofshin, as nuk flasin e as kanë folur ndonjëherë për Bashkimin Kombëtar Shqiptar.
E vetmja kauz me të cilën politika i ka nanurisur shqiptaret, 35 vjet është futja e Shqipërisë në BE.
Dhe kjo është formula me të cilën politikanët tanë kanë spërkatur me hashash trurin e shqiptarëve, duke tentuar ta shpëlanin plotësisht dhe për hir të së vërtetës duhet thënë se kanë patur sukses.
Për më shumë se tre dekada, shqiptarët kanë qëndruar me gojë hapur, duke pritur të ndodhë mrekullia e në fakt nuk ndodhi asgjë.
U pasuruan ku nuk ka më, një pjesë e politikës dhe biznesit pranë saj.
Njerëz që erdhën nga fshatrat e humbur të Shqipërisë, u futën në partitë politike, vodhën sa mundën dhe sot nuk kanë kohë as të t’i hedhin sytë.
Një pjesë tjetër bënë ca vite burg, dolën si kokrra e mollës dhe sot gëzojnë paratë e vjedhura me okë.
Është paradoksale, por shqiptarët u mësuan me aksiomën, “HERË LENËN E HERË PRENDËN.”
Ikën PD e vjen PS dhe ikën PS e pretendon sërish të kthehet PD.
Ky binom politik i pandarë, PD E PS, harron se i është neveritur qytetarëve të këtij vendi, harron se duhet shumë punë për ta kthyer prestigjin e besueshmërinë tek shqiptarët e lodhur nga skamllëku dhe emigracioni.
Nuk bëj pjesë tek qytetarët NIHILISTË dhe nuk mohoj gjithshka që është bërë në këtë periudhë të demokracisë.
Këto ditë, jam kthyer nga Shkodra, vendlindja ime dhe bëra një guidë tek unaza e re.
Pashë edhe punimet në hyrjen e qytetit, muzeun e lundërtarisë, punimet tek ura e re mbi lumin DRIN, rrugën fantastike turistike nga Shiroka në fshatin kufitar të Zogajt etj.
I pashë dhe u gëzova shumë.
Ndërkohë kujtova thënien e KM tonë për formulën e Bashkimit Kombëtar dhe u akullova.
Jetojmë në kohën kur grekët punojnë përditë për greqizimin e jugut, maqedonët po marrin nëpër këmbë më shumë se gjysmën e banorëve që janë shqiptarë e serbët po hedhin valle në komunat shqiptare në serbi e i bien përditë daulles për Kosovën si SHPIRTI I POPULLIT SERB.
Thuhet se ne Shqipëri kemi 42000 agjentë të Serbisë.
Asnjë nuk është kapur prej tyre dhe vazhdojnë të qetë veprimtarinë kundër vendit të vet.
Ne 35 vjet nuk kemi asnjë proces gjyqësor kundër ndonjë spiuni të penalizuar.
Thonë se është arrestuar dhe shkarkuar shefja e SHISH dhe menjëherë deklarohet gjitheandej se është prekur Siguria Kombëtare.
Asgjë nuk është provuar e ndërkohë dashuritë e saj me njerëz të krimit të organizuar kanë marrë dhenë.
Nuk kemi asnjë vendim gjyqësor për asgjë e ndërkohë kemi një mal me hamendësime.
Dikush ja vë fajin GJUMIT TË SHISH- it e dikush tjetër KODIT PENAL TE VJETËRUAR.
Gjithkund kapen spiunë dhe dënohen e tek ne sundon një heshtje e thellë dhe e turpshme.
Agjentët grekë e serbë dhe të tjerë vazhdojnë të patrazuar veprimtarinë e vet kriminale, për llogari të atyre që i paguajnë…!
Ndërkohë ashtu si struci, shqiptarët, qeveria, SHISH-i ynë dhe politika e jonë e kanë zhytur kryet në rërë.
Në vend që të shkojmë drejt Bashkimit Kombëtar, po shkohet drejt thellimit të ndarjes.
Nuk duhet të harrojmë se qëndrimi ndaj Serbisë është vijë demarkacioni në mes të atyre që e duan Bashkimin Kombëtar dhe të atyre që janë kundër.
Shqipëria dhe politika shqiptare kanë mbajtur dhe mbajnë edhe sot një qëndrim të afërt, miklues e kapitullues ndaj politikës serbe dhe Vuçiçit me kompani.
Ndryshe paraqitet Kosova, e cila është vënë përballë sulmeve të Serbisë e në ballë të interesave të Kosovës e shqiptarëve në përgjithësi.
Ky ndryshim i madh midis dy pjesëve të ndara të një kombi, nxjerr në dritë të diellit,fallcitetin e njërës palë dhe sinqeritetin e dashurinë për kombin të palës tjetër.
Ndërkoë, në një deklaratë paradoksale, Kryeministri ynë shqipëron thënie të tmerrshme e të dëmshme për të ardhmen tonë: “Shqipëria mund të jetë atdheu rezervë i Hebrejve dhe
Orikumi i Vlorës është krijuar nga hebrejtë. Kanë qenë aty që në shekullin e dytë pas erës së re.
Uroj të mos jetë e vërtetë por nga një studiues serioz A.T. i kam dëgjuar.
Mendohem dhe nxjerr përfundimin se pse detyrohet KM ynë t’i hapë rrugën hebrejve…?
Në vend që të shohi hallet e vendit të vet që janë pa cak, ai merret me Izraelin, me Hebrejtë dhe Shtetin Bektashi…
Në këtë klimë, të një politike jokombëtare, gjallërohen krimbat dhe nisin të sulmojmë pa asnjë shqetësim shqiptarët.
“NATO sulmoi kot, nuk kishte katastrofë në Kosovë.”
Këto ishin thëniet më të fundit të Vuçiçit në një veprimtari ndërkombëtare në USA.
Nuk e precizova me qëllim dhe saktësisht aktivitetin, sepse qëndrime të tilla të Serbisë kundër Kosovës/të ashtuquajturës Kosovë sipas Serbisë janë bërë të përditshme.
DHE TASH FLINI O POLITIKANË MODERNË TË SHQIPËRISË.
Flini dhe prisni vdekjen e vendit tuaj.
Nuk kemi patur kurrë një situatë më të rrezikshme për ekzistencën e Kosovës e të Shqipërisë bashkë.
Batërdi nga Greqia në jugun e Shqipërisë, sulme e presione në veriun e saj, mohim shumëpërmasor i ÇAMËRISË, goditje të përditshme drejt Kosovës…!
Dhe në këtë gjendje, violinë e parë janë vetë shqiptarët që bashkëpunojnë me armiqtë e hapur të këtij vendi dhe fatkeqësisht janë akoma në pozita sunduese e drejtuese gjithëandej.
Rrjedhojë e politikave të mbrapshta kemi investimin në muzeun historik kombëtar,ku u punua 10 vjet për ta kthyer fasaden aty ku ka qenë më parë, pa folur se cfarë objektesh kanë mbetur brenda.
Enigmë e gjallë mbetet shkatërrimi i qendrës historike të Vlorës dhe zhdukja e muzeut LABËRIA, për t’i hapur rrugën ndërtimit të muzeut hebraik.
Të dridhet shtati kur lëviz nëpër Tiranë dhe gjithnjë e më pak e dëgjon gjuhën shqipe.
Një ditë, në një lokal të kryeqytetit, kamarjerja filipinase më pyeti se a di shqip.
M’u tha gjuha dhe mbeta pa frymë në atë tavolinë dërrase nga ku u ngrita pa porositur asgjë.
Të gjitha këto ngjarje që ndodhin sot e do të ndodhin nesër, po e largojnë përditë shoqërinë shqiptare nga KAUZA E BASHKIMIT KOMBËTAR.
Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare gjithëandej përballen me goditje të të gjitha llojeve.
Strategjia e kojshive tanë pse jo edhe disa institucioneve europiane është e qartë:
T’i mbajmë shqiptarët larg kauzës kombëtare, derisa BASHKIMI KOMBËTAR i këtij populli të kthehet në absurditet.
Me çfarë nuk merren shqiptarët, qeveria, politika, institucionet e shtetit e ndërkohë Bashkimin Kombëtar e largojnë përditë e më shumë nga vetja e tyre.
Shkoni e pyesni shoferët e taksive dhe pronarët e hoteleve se sa shumë izraelitë si dhe të tjerë me turlilloj ngjyrash po e vizitojnë Shqipërinë në të katër dimensionet (jo vetëm për turizëm). Në vend që të jemi zgjuar jemi akoma në gjumë.
KAM FRIKË SE DO TË PENDOHEMI NJË DITË, MOS QOFTË E THËNË…!
Dashamir Uruçi-KUVENDI KOMBËTAR SHQIPTAR.
Tiranë, më 10 tetor 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply