Marin Sirdani e perpiloi kët tregim simbas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhanat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it)Nder shum pashallarë qi i lanë nji emen të zi vedit në Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farë a Vuçi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtë me nji ushtri të madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovës mbarë, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinë per shkop, mësyni Kelmendin, fisin ma të fortin e asajë kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshë të Hotit bjen në Grabom.
Kushtrimue Kelmendi, betohet më shtatë e shtatdhetë, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut në dorë per së gjalli. Nji tubë sish aty per aty me të leta u turren e u ndeshen me terbim n’anmik më nji lug, ku u derdh gjak i pamasë, e prandej qëme atëherë e më sod i mbet emni Breg-gjakës.
Perballë njaj anmiku teper të madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapë kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atëherë, lanë disa çeta të shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi në Nikç, në vendin qi quhet “Gjytetza e Kelmendit”.
N’egercim të dameve e të trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t’a pershkoi vendin tuj rroposë e tuj prishë gjithshkahin, kshtuqi në pak dit u ban ato vise si mos të kishte banue kurr rob i Zotit n’at dhé, shpijat zhdukë me themel, pemët pre për tokë, arnajët prishë e deri ledhet e bashtinave dermue.
Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund të lodhun. Burra e gra bishin dita me ditë e natë me natë aty ktu prej gerllatave e shkamive si të terbuem në çeta ushtarake e bajshin kërdi në ta.
Tuj e pa Vuçi Pasha se me të keq ishte e kotë me shtrue at fis të fortë, mendoj me e thye me premtime. U çoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrë a grue, do t’u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bâ, por edhe do t’i shperblehej dâmi qi kishte pasë për shkak t’asajë lufte.
Kur mbërrijti lajmi i Pashës te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen në kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipë nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtë i lum aj qi muejte me u ngî me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasë bâ kur nisi lufta, “mos me i ra per së gjallit Turkut në dorë”. Posë kësajë, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem të tyne—me bâ batare kedo që guzonte me bâ spionazhë a me tradhtue vendin.
Me burra, n’at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirë grash e vajzash qi ma se nji herë kishin ra në luftë e ishin da me nderë. Nji nder to, emnit Norë, e bija e njaj kryetarit, vajzë kund njâ njizet vjeçe, e bâshme, e lidhme e me nji bukuri të jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypë lejen me folë. Nxjerrë at leje, u thotë se po kje se e kishte fatin me u ndeshë vetem per vetem me Vuçi Pashën, do t’i a merrte jeten.
I ati, i cili ndollej aty në mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veç i tha të mendohej mirë para se me bâ at hap— a me këthye me nderë a me dekë me nderë. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjë t’et faqe gjith atij burri: “Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veç Zoti e din. Ndoshta Vuçi Pasha asht jetëgjatë e jetëgjati nuk bahet jetëshkurtë, por per vedi di me thânë se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjën. A do të këthej e virgjën a por do të des e virgjën”.
Ndërsa kjo po flitëte, krenët i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin për fort të virtytshme dhe e kishin pa disa herë tue ra në luftë me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloç, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t’i ndimojte me u ndeshë vetem per vetem me at Pashë, të tanë nji zanit, si të marrun vesht, i thonë: “Ta priftë Zoti mbarë, o Sokoleshë!”.
Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te në vepren e sajë, tjerët mjerojshin per rrezik ma fort të nderës se të jetës së sajë. Nora nuk u hutue, por marrë ngrykë t’an e ma t’afermit e vet, ‘veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele në postavë, dhe drejtohet fill e te Pasha.
Roja tuj pasë urdhnin mos me i thânë kujë gjâ po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e çueme prej krenve me u marrë vesht me Pashen per punen e dorzimit, s’i bani fije pengimit, kështuqi mbrrijti në Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrë në kambë.
Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekë më tâ, menjiherë e grishë në shatorre të vet. Aty nisë kjo me e rrejtë e me e kaçarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajë, kishte mbetë shtang prej gojëtarfs e ma fort prej bukuris së saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrë mendët e tretë krejt fillin, nxjerrë me të shpejtë kurqe1in prej postavet e t’ia a rnshon dy-tri heresh lik në zemer, e pa e lanë me bâ as-ih as-uh e len shakull per tokë. Prehë kambët atëherë Nora e çan rrugës drejt kahë kishte ardhë, e roja ke e kishte pa pak orë perpara tuj kalue andej s’i bani fjalë, me mendue se ajo do t’ishte ndermjetsja e Pashës me Kelmen.
Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes së Pashës, e ushtrija u perzie si flokët e harapit, po heroina kishte kalue n’anë të t’vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajë rase të bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimë zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me të vojtë mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtë manâ vedit muer hiken, rrugë e pa rrugë, tuj lanë nozull e gjithshka pat. Në ket pshtjellim disa çeta Kelmendasei ndoqen kambë per kambë turqit tuj i damtue per së forti, disa xûnë gryka e shtiqe e bânë rrenim në ta, tjerë rrokllojshin shkambij e shkrepa kahë kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbët gurit e drunit. Aq kerdí u ba n’ushtri të Turkut n’at luftë neper ato vende të thyeshme, sa me t’u dukë prrallë shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalë: “S’lufton Kelmendi, por lufton vendi”.
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply