Kujdestari ligjor i 6 motrave jetime ka reaguar pas debatit për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Parlamenti, duke deklaruar se paga e tij ka qenë prej më shumë se 8 vitesh një mbështetje për këto vajza.
Në reagimin e tij, ai shprehet se flet me përgjegjësi të plotë si personi që është kujdesur për to që nga dita e parë, duke pretenduar se institucionet shtetërore nuk kanë ofruar mbështetje konkrete për familjen.
“Qeveria e Edi Ramës kurrë nuk është kujdesur qoftë në një rast të vetëm. Edhe sikur të kishte dërguar një psikologe për 8 vjet, qeveria apo pushteti lokal. Apo, a ka dërguar në një rast të vetëm ndonjë punonjëse të shërbimit social? Zero! Asgjë”, shprehet ai.
Sipas tij, modeli i ndihmës së ofruar nga Agron Shehaj është një rast i rrallë humanizmi dhe largimi i tij nga Parlamenti do të ndikonte edhe te mbështetja që u është dhënë vajzave.
“Modelet e tilla ndodhin shumë rrallë, por edhe kur ndodhin ato, duhet t’i shtypin me sa të munden. I shtypin sepse nuk është modeli që ata duan”, përfundon reagimi i tij.
Burimi/Facebook/Shqiperia Post


Leave a Reply