Ish-ministri Dritan Demiraj ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas debatit që lidhet me rastin e një nëne dhe djalit të saj të sëmurë, për të cilët sipas tij qytetarët u mobilizuan brenda ditës duke mbledhur miliona lekë.
Demiraj e akuzon Ramën se është tallur me vuajtjen dhe varfërinë e qytetarëve, ndërsa thekson se “nuk është turp të jesh i varfër apo autik”, por turp, sipas tij, është mënyra se si qeveriset vendi.
Në statusin e tij, Demiraj përdor një gjuhë shumë të ashpër ndaj kryeministrit dhe Rilindjes, duke i akuzuar për vjedhje, shkatërrim të vendit dhe largimin e shqiptarëve nga Shqipëria.
Ai i përgjigjet gjithashtu thirrjes së Ramës për “besë”, duke shkruar se kryeministri, sipas tij, nuk ka të drejtë ta kërkojë atë nga qytetarët.
“Me ty ka vetëm një besë: largohu dhe zhduku ti dhe Rilindja nga Shqipëria”, shkruan ndër të tjera Demiraj në reagimin e tij.
Burimi/Facebook/Vatani News


Leave a Reply