Në një vend normal deklarata e Adriatik Lapajt do të të shkaktonte një debat të madh publik.Në Shqipëri trajtohet si normalitet.Lapaj ka pohuar se një vit më parë një biznesmen dhe një personalitet e kanë ftuar të bëhej pjesë e qeverisë së Edi Ramës. Ai thotë se nuk e ka pranuar këtë ofertë dhe se më pas është shantazhuar.
Nëse kjo është e vërtetë, pyetja që lind është e thjeshtë: “Kush është ai personalitet që merr përsipër të bëhet sekser politik i Edi Ramës?
Një gazetar, në një studio televizive ka deklaruar se bëhet fjalë për ambasadoren franceze në Tiranë.
Nëse pretendimi është i saktë, atëherë kemi përpara një problem shumë më të madh se një ofertë politike.
A mund të kthehet një ambasadore në ndërmjetëse apo sekserе politike të një qeverie?
A është detyrë e një ambasadoreje të ndërhyjë në përzgjedhjen e faktorëve politikë që duhet të bëhen pjesë e një qeverie?
A mund të quhet kjo diplomaci?
Sipas Adriatik Lapajt, një ndërhyrje e tillë nuk qenka problem, por madje qenka një vlerë, pasi ai u shpreh se ftesa për t’u bërë pjesë e qeverisë i ka ardhur nga një “personalitet”.
Shqipërisë nuk i duhet një Yuri Kim që flet frëngjisht.
Shqipërisë nuk i duhen ambasadorë që mendojnë se mund të vendosin kush hyn dhe kush del nga qeveria.
Ambasadorët janë përfaqësues të shteteve të tyre. Janë mysafirë në Shqipëri. Nuk janë zotër të shtëpisë.
Qeveritë shqiptare nuk formohen në ambasada.
Përbërjen e një force qeverisëse duhet ta përcaktojë vullneti i shqiptarëve, jo vullneti i ambasadorëve.
Ky është parimi themelor i demokracisë dhe vetëm mbi këtë parim mund të ndërtohet dinjiteti i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Post Scriptum- Nëse pretendimet për ndërhyrje politike janë të pavërteta, atëherë le të përgënjeshtrohen. Nëse janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një déjà vu: Yuri Kim që flet frëngjisht.
Nga Elona Caslli
Burimi/Facebook/Neutrale
Burimi/Facebook/


Leave a Reply