1. Komunizmi dhe Sigurimi i Shtetit lanë pas një trashëgimi represioni, kontrolli dhe privilegjesh që kërkonte një shkëputje të qartë nga e kaluara.
2. Partitë e vjetra dhe të reja premtuan demokraci, por shpesh e trajtuan pushtetin si pronë të tyre.
3. Privatizimi dhe ndarja e pasurisë kërkojnë transparencë të plotë për përfituesit dhe përgjegjësit.
4. Elitat ekonomike nuk mund të kërkojnë privilegje nga shteti, ndërsa qytetarët përballen me konkurrencë të pabarabartë.
5. Trashëgimia politike dhe nepotizmi cenojnë meritokracinë dhe mundësitë e brezave të rinj.
6. Majtas e djathtas, kush ka qeverisur duhet të përgjigjet për vendimet, premtimet dhe rezultatet e veta.
7. Opozita nuk përjashtohet nga përgjegjësia, pasi kritika pa alternativa dhe llogaridhënie nuk është zgjidhje.
8. Korrupsioni dhe kapja e institucioneve dëmtojnë besimin publik dhe duhet të hetohen pa dallime politike.
9. Varfëria, emigracioni dhe pabarazia janë kosto shoqërore që nuk mund të mbulohen me statistika, slogane apo propagandë.
10. Pas 35 vitesh, askush nuk duhet të fshihet pas së kaluarës, as të justifikojë të tashmen me gabimet e kundërshtarit , por çdo forcë politike duhet të japë llogari për pjesën e vet të përgjegjësisë.
Shqipëria nuk ka nevojë për ndërrimin e radhës të aktorëve në të njëjtën skenë,por ka nevojë për një sistem ku pushteti kontrollohet, pasuria justifikohet, drejtësia është e pavarur dhe qytetari vjen i pari.
35 vite janë më se të mjaftueshme ,mjaft me alibi, mjaft me privilegje, mjaft me pandëshkueshmëri!
Burimi/Facebook


Leave a Reply