Në Postribë s’po k’ndon gjinkalla
Midis dite dielli tuj shkri
Ty Bleona po t’pret nana
Mirë se tvish në shpi moj bijë.
Shpejt ju ba jeta mister
A thu vdekja nga i erdh
U dogj shpia hap e mbyll sytë
Shkrumb e hi bashkë me dy f’mijtë.
Ndaloj korbi mbi çati
Thrret Bleonon me dy fmijë
Medet zotit ça i kam ba
Ik Bleona nuk shihet ma.
Kjan Postriba e çirret Domna
Flakë e prush fëmijtë dhe Bleona
Digjen f’mijtë medet për s’gjalli
Sa e randueme Postribë , ç’farë halli.
Tan Postriba çue n’kam
Dy sabii djegun me nanë
Njani një , tjetri tre vjeç
Mos me u g’zu kurrë ma n ‘kët jetë.
A thue zoti ua hoq dhimten
Si dy ëngjëj n’flakë përpëliten
Trupi i tyre krejt i njomë
Po ça t’bamë o zot i thonë.
Sa t’jetë jeta në Postribë
Ai truall do t’mbaj zi
Për Bleonën nuse të re
Me dy ëngjëj t’mbyllur në dhe.
Kjan gjinkalla e qyqja vajton
E mjerë nana , ma qysh jeton
Tan kush lajmin e ka dëgju
Mister ngjarje e pa zbulu.
29 korrik 2026



Burimi/Facebook


Leave a Reply