Një nga artikujt tronditës që kam lexuar së fundmi në shtypin kroat është ai që ka të bëjë me pretendimin se katër shqiptarët e caktuar dhe të paguar nga Beogradi për ta çuar në vend idenë dhe planin thellësisht antishqiptar të Çubrilloviqit quhen Edi Rama (Shqipëri), Hashim Thaçi (Kosovë), Ali Ahmeti (Maqedoni) dhe Dritan Abazoviq (Mali i Zi).
Këta janë ngarkuar me misionin e ndalimit, me çdo kusht, të shqiptarëve në Ballkan dhe të çështjes së tyre kombëtare.
Këta janë caktuar prej Moskës dhe Beogradit si gardianë mbrojtës të serbo-sllavëve nga frika dhe rreziku i krijimit të Shqipërisë së Madhe.
Këta kanë marrë si detyrë t’i thonë JO bashkimit kombëtar shqiptar, rikthimit të shqiptarëve në trojet e tyre amtare shekullore. Kanë marrë përsipër copëtimin e trojeve tona mbarëshqiptare dhe, veçanërisht, t’i thonë JO bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Janë pikërisht po këta që kanë marrë përsipër shpopullimin e trojeve tona në Ballkan, çka, fatkeqësisht, në Shqipëri është alarmante, falë politikës thellësisht antishqiptare të Ramës, ku në këto 14 vite të qeverisjes së tij vendin e kanë lënë mbi 1 milion shqiptarë.
Mbetjen gjithnjë pakicë të shqiptarëve në Maqedoni dhe mohimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare ua garanton maqedonasve Ali Ahmeti, një shërbëtor politik besnik i tyre prej 23 vjetësh, të cilin ata e kanë pasur kurdoherë të pranishëm në qeverinë e tyre.
Edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ashtu siç duan e siç u pëlqen maqedonasve, u del për zot dhe ua garanton më mirë se askush tjetër shqiptaro-maqedonasi i tyre, A. Ahmeti.
Në Kosovë, sherri dhe gjithçka lidhet me krizat institucionale të vendit, që po e gërryejnë Kosovën dhe popullin e saj për së brendshmi si krimbi mollën, mban një emër: Hashim Thaçi… i ndihmuar herë pas here edhe nga budallallëku i lindur i R. Haradinajt, por edhe nga egoja e sëmurë për karrierë e pushtet e Abdixhikut, Osmanit, Hamzës etj.
Gjykata Speciale, me autor Thaçin, nuk ka fare nevojë për asnjë lloj komenti tjetër… Sikurse edhe çuarja e Kosovës në zgjedhje të reja, të njëpasnjëshme e të panevojshme, që aq shumë e dëmtojnë atë… po e lë pa koment.
Në të voglin Mal të Zi, ndaj shqiptarëve po sillet “si i madh” Abazoviqi… ky këlysh besnik i serbo-malazezëve, ky mik i ngushtë i Ramës, që vjen në Tiranë e, krah Ramës, jep leksione fqinjësie të mirë, flet për investime ndërrajonale e për gjoja faktorin shqiptar në Ballkan… e, nga ana tjetër, bën sikur është shurdh, teksa malazezët gjithnjë e më shumë po kërkojnë çnjohjen e Kosovës.
Dhe është po ky Abazoviqi që më parë ka nxituar të bëjë lëmsh krejt partitë politike shqiptare në Podgoricë dhe që e paraqet veten më së shumti si malazez që flet shqip sesa si shqiptar që jeton në trojet e veta.
Pas 23 vjetësh në politikë e në qeveri, krah për krah me maqedonasit dhe gjithnjë me thikë në dorë pas shpinës së shqiptarëve, Ali Ahmeti i sotëm del e u thotë shqiptarëve të Maqedonisë të mos e shajnë Gruevskin, se ai ishte kryeministri i tyre.
Del e kërkon t’u mbushë mendjen se Zaevi i donte shqiptarët, ndaj mos i bini në qafë kot…
E mira do të ishte të mos u thoshte se Crvenkovski e Mickovski janë vëllezërit e tyre.
Është po ky Ali Ahmeti që s’ka lënë gjë pa bërë gjatë gjithë këtyre viteve që censusi ala maqedonas për shqiptarët të jetë i destinuar të mbetet përjetësisht vetëm pakicë… e asgjë më shumë.
Është po ky A. Ahmeti që çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe e quan thjesht çështje të brendshme të Kushtetutës maqedonase dhe jo problem të bashkëjetesës paqësore e korrekte mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke respektuar së pari popullsinë reale të shqiptarëve atje dhe, veçanërisht, përdorimin e gjuhës së tyre.
Por Aliu, tashmë më shumë maqedonas sesa shqiptar, më shumë mendon për të qenë i pranishëm në Prishtinë e në Tiranë, në krah të Ramushit e Ramës, në përkrahje të Hashim Thaçit, sesa t’u dalë zot motrave e vëllezërve të tij, të cilët qeveria maqedonase po i keqtrajton e po i përçmon ditë pas dite.
Deklarata e fundit publike e Ahmetit, ku tha se: “Ne, shqiptarët, do të hyjmë në BE, por jo pa Serbinë, fqinjin tonë të mirë”, është sa fyese, po aq edhe poshtëruese për ne shqiptarët.
Ndaj dhe jo më kot i vura titullin e mësipërm këtij shkrimi tim.
A.R.D
Burimi/Facebook/Unioni i Shqiptarëve në Evropë – European Union of Albanians


Leave a Reply