Nga Beqir Sina
Banorët e qytetit të Nju Jorkut të moshës 65 vjeç e lart përfitojnë një zbritje prej 50% në shumicën e shërbimeve të metrosë, autobusëve lokalë dhe trenave të udhëtarëve të MTA-së, përmes Programit të Tarifave të Reduktuara të MTA-së.
Shumë shqiptarë që jetojnë në Nju Jork e kanë të vështirë të përballojnë kostot e larta të jetesës. Ndaj qyteti po ju jep një ndihmë të rëndësishme që shpesh mbetet e panjohur dhe që nuk i kushtohet vemendja e duhur.
Ky është Programi i Tarifës së Zbritur të MTA-së, e cila i jep çdo person mbi 65 vjeç, pavarësisht nëse është i pensionuar apo jo, ka të drejtë të paguajë vetëm gjysmën e tarifës normale në metro, autobusë lokalë dhe disa shërbime të tjera të transportit publik, përfshirë dhe trenat e MTA.
Tarifa e plotë aktualisht është 3 dollarë. Në ndërkohë me kartën Reduced-Fare OMNY, ju do të paguani vetëm 1.50 dollarë për çdo udhëtim në metro, autobusë lokalë, Limited, Select Bus Service dhe Staten Island Railway, në çdo orë të ditës.
Për autobusët ekspres, zbritja vlen vetem jashtë orëve të pikut, pra jo nga ora 6 deri në 10 në mëngjes dhe nga 15 deri në 19 në pasdite gjatë ditëve të punës.
Burimi/Facebook/Gazeta Diaspora Shqiptare


Leave a Reply