Një mesazh për Kryeministrin Edi Rama
Nëse Shqipëria synon integrimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian, atëherë standardet evropiane duhet të maten jo vetëm me kapitujt e negociatave, por edhe me mënyrën se si funksionon shteti shqiptar në praktikë.
Mesazhi i Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, për reforma konkrete dhe përafrim me standardet e BE-së duhet të përkthehet në rezultate të matshme.
Dhe këtu hyn auditimi antikorrupsion.
Për projektet e mëdha, përfshirë kullat dhe zhvillimet urbane, qytetarët kanë të drejtë të dinë:
Kush është pronari përfitues?
Nga vijnë paratë?
Si janë dhënë lejet?
A ka konflikt interesi?
A është mbrojtur interesi publik?
A janë zbatuar ligji dhe standardet evropiane?
Nuk them se një kullë është automatikisht korrupsion.
Kërkoj që çdo dyshim të verifikohet me dokumente, auditim dhe, kur ekzistojnë indicie të arsyeshme, nga organet kompetente të hetimit.
Zoti Kryeministër Edi Rama,
Shqiptarët duan Evropën, por duan njëkohësisht drejtësi, transparencë, meritokraci dhe dinjitet në vendin e tyre.
Integrimi evropian nuk duhet të jetë vetëm një sukses i qeverisë.
Duhet të jetë sukses i popullit shqiptar.
Dhe ky sukses duhet të matet me një standard të thjeshtë:
AUDITIM → DOKUMENT → VERIFIKIM → PËRGJEGJËSI → LLOGARIDHËNIE.
Artur Mamadhaj Klosi
Ekspert Auditimi Antikorrupsionit Global
Tirana – Albania | Washington | Brussels
Burimi/Facebook


Leave a Reply