Ditën e sotme është hedhur një bombë në banesën e familjes Zeqiri nga Radishani i Shkupit. Mësohet se, familja në fjalë së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve shqiptare në Maqedoni.
Familjarët kanë thënë për mediet se, bomba është hedhur nga persona të paidentifikuar ende nga autoritetet lokale.
“Rasti ndodhi rreth orës 23.40 minuta, në fakt, 10 minuta pasi isha shtrirë për të pushuar. Për fat të mirë bomba përfundoi në tualet, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë anëtar i familjes. Sipas mendimit tim dhe dëmit që ka shkaktuar, mendoj se bëhet fjalë për bombë të tipit ‘Kashikara’. Nga shpërthimi janë shqetësuar jo vetëm anëtarët e familjes time, por edhe gjithë banorët e lagjes. Tani kanë ardhur policia, por huliganët nuk janë arrestuar, si shumë herë më parë”, deklaroi për gazetën “Lajm”, kryefamiljari i familjes Zeqiri nga Radishani, Faik Zeqiri.
Në natën e 13 prillit kjo familje u sulmua nga aktivistë të partisë VMRO-DPMNE, që paraprakisht kishin provokuar dhe fyer me thirrje antishqiptare. Një pjesë e familjes Zeqiri për shkaqe, është shpërngulur në Gjermani ku ka kërkuar statusin e azilit.
/Shekulli Online/S.H./


Leave a Reply