Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela është shprehur në një intervistë dhënë Ora News se shqiptarët nuk duhet ti përulen Gruevskit. Ai tha se VMRO vërtetë fitoi shumicën e votave, por sërish i duhet një partner në qeveri, pasi nuk i ka e vetme të gjitha votat e duhura për të formuar qeverinë e re. Sipas Selës, nëse duhej që BDI dhe PDSH të luteshin nga VMRO, në fakt po ndodh e kundërta, partitë shqiptare po i përulen Gruevskit për të hyrë në qeveri. “Në këtë situatë mua më duket absurde që një subjekt politik i konkurron subjektit tjetër politik. Këtu është ky padroni VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski i cili ulet në tryezë dhe pret kush do t’i hyjë paradite dhe kush t’i hyjë pasdite. Duhet me ndryshuar një mendësinë politike”, tha Sela. Ai shtoi më tej se nëse vërtetë Menduh Thaçi ua do të mirën shqiptarëve dhe nuk mendon për pushtet personal, ia jep 7 deputetët e vet BDI-së së Ali Ahmetit dhe shqiptarët bëhen bashkë në një trup për të realizuar të drejtat e tyre në Maqedoni.
Dionis Xhafa
revistadrini.com



Leave a Reply