Meqense isha në vendlindje nuk mora vesh me kohë lajmin se në Siri qenka vra xhihadisti shqipfolës Egzon Avdyli shtetas i Norvegjisë perndryshe i lindun nga prindet shqiptarë të fshatit Zahaq të komunës së Pejes.Baban e xhihadistit antieuropian dhe antishqiptarë si dhe nanen e ti i njof mirë sepse në fillim të viteve 90-ta që ishin vitet e para të ardhjes tonë si azilkerkues në Norvegji disa here edhe kam pas kontakte familjarishtë me këtë familje pasi edhe familja e grues time jeton në fshatin Ramun të Pejës dhe jan fshatra fqinje. Mbaj mend edhe Egzonin si nji djalosh të vogël plot energji dhe si femijë i urtë e i sjellshem. Baba i Egzonit ishte nji burr shumë i mirë dhe shumë i respektuem nga mergimtarët shqiptarë të Norvegjisë e në veqanti nga ata të Oslos dhe rrethinës per faktin se ishte njeri i sjellshëm dhe edhe rapsod i mirë i kangëve tona folklorike.
Poashtu mbaj mend se edhe nana e Egzon Avdylit ishte nji zonjë e mirë , nji nanë dhe ni bashkëshorte e sjellshme me burrin dhe femijet e saj. Ishte edhe mikpritse dhe bujare. Ajo paksa me mburrje e thoshte se asht malësore kusherinë e Rexhep Qosjës. Kështu ishte kjo familje para shumë viteve, në kohen kur neve ishim azilkerkues pa status të zgjedhun si dhe në kohen pasi shteti norvegjez na kishte lejue qendrimin në atë vend. Nese nuk e kam ngatrrue mbaj mend se kjo familje ka pas telashe me marr qendrimin dhe se per nji kohë kan pas gjetë strehim në nji kishë norvegjeze që edhe ju bahet mbështetësi kryesor per ta marr qendrimin. Gjatë viteve 1992-1994 mbi 2500 shqiptarë kan gjet strehimin në Kishat norvegjeze dhe pothuej të gjithë ata kan marr qendrimin falë angazhimit të priftinjve dhe personelit kishtar që me shpirtin e tyne human shpesh vinin edhe në perplasje me ligjet, me Kushtetutën dhe pushtetin norvegjez per ti ndihmue shqiptarët të mbeten në Norvegji.
Prindet e Egzon Avdylit kan jetue me ndihmat e socialit pa e derdh kurr asnji pikë djersë dhe me ato ndihma dikur kur Egzoni ishte djalë i ri e shqiptarë familja e ti kishte jeten e sigurt, normale dhe me nji mirqenje të mjaftueshme sa baba i Egzonit kishte edhe makinë dhe shkonin në vendlindje në Kosovë secilin vit per ti ba pushimet. Mirpo ndodhi diçka me Egzonin, ndodhi ajo që nuk ishte dasht të ndodhë asnjihere jo vetem me te por me asnji shqiptarë kudo jeton ai. Egzoni nuk e deshti shkollimin ( sëmundje tipike kjo e shumicës së femijve të mergimtarve që jetojn nga ndihmat sociale në shtetet e Europës) dhe ai u ba djalosh i rrugve të Sandvik-ës, të Bærumit , Asker-it dhe Oslos. Mosha adoleshente dhe mungesa e njohunive per jeten e në veqanti per kulturen kombëtare shqiptare, per historinë e origjines e qojnë ate në shoqni me disa vagabond islamik të krijuem në martesat incesoide , pra me djem të familjeve muslimane pakistaneze, somaleze, si dhe musliman të tjer. Egzoni verbnishtë bahet pjesë e gëtyne grupeve anti krishtena dhe anti europiane e antinjerzore. Lëshon mjekrren, shkurton pantollonat dhe bashk me kriminelin me nam në Norvegji, Irfan Bahti ( pakistanez antar i AL Khaidës ) formon organizaten islamike terroriste PROFETENS UMAH dhe vetem pak pas formimit të saj pasi Irfan Bafti ik në Pakistan per ti shpetue nji burgu në Norvegji per veper terroriste që kishte ba, Egzon Avdyli publikisht del rrugëve të Oslos dhe sulmon, ofendon dhe kritikon shtetin , pushtetin dhe ligjet norvegjeze. Në fjalimet e ti nuk kan mungue as kerrcnimet per Norvegjinë. Kam informata se babai i ti nuk asht pajtue me te, ka kundershtue , por nuk ka mujt të ndikojë. Egzoni shkon aq larg sa i shperlan trunin edhe nanes e kjo padyshim se edhe e inspirueme nga deklaratat e kushërinit të saj i famshmi e mjerani me shpirt islamik Rexhep Qosja bahet edhe ajo islamike dhe ven në krye hixhabin. Baba i Egzonit nga ky mjerim që e gjeti smuret dhe pëson infarkt dhe falë mjeksisë norvegjeze shpeton nga vdekja pasi e operojnë me BAIPASS sepse kishte psue infarkt nga stresi i madh i lindun nga problemet familjare. Tash para nji viti kam ndëgjue se ky burr shumë i mirë asht perbuzë nga komplet familja ( grueja dhe fëmijet sepse ata i kan dhan krahun Egzonit xhihadist ) dhe ai jeton i vetmuem diku afer Asker-it në nji banësë të socialit.
Kjo pra asht historia e shkurt e xhihadistit shqipfolës Egzon Avdyli që para disa ditve u vra në luften e Sirisë dhe vrasja e ti tashma asht vertetue si e sakt.
Nga komuna Asker kishte pas shkue të luftojë në Siri edhe nji shqipfolës me origjinë nga Mitrovica dhe edhe ky vritet atje . Vrasjen e ti e percjellin me dhimbje dhe krenari familjaret dhe farefisi i ti dhe per këtë sipas traditës shqiptare hapet e pamja apo per ta kuptue lexuesi ma lehtë po them se hapet vendi i ngushllimeve së pari në Asker e pastaj motra e xhihadistit të vramë në Siri e cila asht e martueme në nji familje shqiptare në Fredrikstad hap ngushllime per vëllain dhe shumë gra naive e shumë edhe trushperlara me islamin e territ shkojnë dhe i shprehin ngushllime asaj. Dhe per ta ba sa ma madheshtore kryeshnoshjen per xhihadistin e vram në Siri, imami i xhamisë shqiptare në Sarpsborg efendi Ardian Haliti dergon mesazhe permes celularit dhe mjeteve tjera elektronike nëper shqiptarët e shumë qyteteve që të shkojn per ngushllime per xhihadistin, per SHEHITIN e vramë në Siri.
Kam shkrue ma parë se kush asht imami antishqiptarë i xhamisë së Sarpsborg-ut, dhe po e cek edhe tash se ky njeri dinak, shumë perfid panderpre ban shperlamjen e trunit të shqiptarve të regjionit Østfold që ta besojnë dhe ti shtrohen ligjeve të SHERIATIT ISLAM. Nuk mundem pa lëshue nji mori kritikash dhe shamjesh per pushtetin laburist norvegjez që lejon të hapen xhamija dhe që imamet per to vijnë pa pas asnji pengesë në Norvegji dhe ata kur vin vijn me detyrë të trushperlamjes së shqiptarve e në veqanti të femijve dhe rinisë tonë atje. Dhe që ironija të jet edhe ma e madhe ata imam e edhe Ardian Haliti i Sarpsborg-ut marrin paga të majme mujore nga buxheti i komunave dhe nga parat e tatimpaguesve të Norvegjisë.
Jam shumë i bindun se rasti i Egzon Avdylit që e pershkrova ma naltë asht rezultat i trushperlamjes së imamve pakistanez e somalez në xhamijat e të cilve bashk me miqet e moshataret e vet ka frekuentue Egzoni dhe se edhe nga xhamija e Ardian Halitit së shpejti do na dalin xhihadist të rinjë të cilet do jen rreziku permanent i shoqnisë norvegjeze, do jen turpi dhe denigrimi i emnit ALBANER ( shqiptarë ) kudo në botë.
Andaj mendojë se asht rasti i fundit që organet e shtetit norvegjez të hapin syt dhe të ndermarrin diçka per të parandalue imamet në veprimtarinë e tyne trushperlamse ta ndalojnë Ardian Halitin, nese nuk kan masa tjera le tja ndalojnë të ardhunat dhe ta detyrojnë ate të punon diku ashtu sikur punojnë të gjithë mergimtaret e tjer dhe ai pastaj po pati aq shumë dashni per islamin le ta mban xhaminë me parat e veta e jo me i keqperdor parat e taksapaguesve shtetas norvegjez.
revistadrini.com




Leave a Reply