Të nderuar miqtë e mi në FB:
… ja diçka që do t’u habisë. Po bisedonim, pak para se të vdiste, me te ndjerin babain tim lidhur me ditën e shnjergjit. D.m.th “Ditën e Shën Gjergjit”. Ishte një dite e ftohte, marsi, kishte kaluar dite e nevruzit sulltanë, ndryshe dita e Sulltan Nevruzit. Sipas paragjykimeve thuhet se është një ditë e shenjte dhe se tregon ripërtëritjen e jetës. Çdo gjë që është nën tokë del mbi tokë. Por i thashë unë, dimri nuk ka kaluar ende dhe se kemi edhe shume për të pare pranverën e vërtetë. Ai me përgjigjet: Vetëm dita e shëngjergjit e zbon dimrin përfundimisht. Unë i them duke qeshur:
“Shën Gjergji plak e nxjerr dimrin me dajak”
– Po ashtu është, thotë ai, por ka një edhe më të fortë, dëgjojeni:
“Nuk është Bajram e pallavra, por është shnjergj e mashalla”
Le të ndalemi pak këtu. Kam bërë disa kërkime nëpër shumë shkodranë myslimanë që nuk janë të ngarkuar me paragjykime, pa hyrë në debat ,por vetëm për të vërtetuar se sa është e përhapur kjo thënie. E dinin thuajse të gjithë, pa e vrarë mendjen më gjatë. Bëra edhe sot një provë me nënën, pa ia shpjeguar përmbajtjen. Ajo menjëherë përgjigjet njëlloj si im atë, ndjesë pastë. “Nuk është Bajram e pallavra, por është Shnjergj e mashalla.”
1. Shnjergji nuk mund te jete një feste pagane. “Shën Gjergji”.
2. Në Shëngjergj të Tiranës, gjysmë ore larg Bixës ose një orë larg fshatit Gurakuq (Ballgjin), prej ku ka ardhur gjyshi im nga viti 1920, është një kishë shumë e vjetër. Dhe kjo zonë është e mbushur me kisha të tilla. Edhe sot, shëngjergjasit e Tiranës i thonë vetes katolikë, për nga tradita, ndonëse janë të religjionit myslimanë. Këtë e kam vërtetuar me shumë gjellë, zakone të traditës etj.
3. Në krahun jugor të Dajtit është Priska, fshati Priskë. E njëjta popullsi si në Shën Gjergj. Në Bibël, Shën Gjoni, shprehet kështu: “Bëji të fala Priskës”. Pra religjioni ynë është i kohës biblike. Shqiptarët nuk ishin paganë, por të krishtere,kur erdhën osmanët, të cilët më vonë ishin qartazi katolikë, pas skizmës së madhe, kur ortodoksët u ndanë më vete.
4. Shqiptarët mbahen fort pas asaj që ka baza kombëtare dhe përtallin mashtrimet propaganduese otomane të cilat përpiqen te depërtojnë përmes religjionit.
5. Në analizën time, Bajrami, një festë tradicionale, me prejardhje të thellë pagane, ashtu sikurse edhe Ramazani, mbasi kanë ekzistuar shumë më parë se të vinte myslimanizmi, nuk kishte si të pranohej nga shqiptarët, që ishin me qindra vite më të përparuar se osmanët në traditat e tyre religjioze. Historikisht, profeti Muhamet, e ka filluar ritin e faljes me fytyrë nga Jeruzalemi, por pastaj, kur mësoi se edhe arabët që njiheshin si popull i ardhur nga Ismaeli, biri i të dërguarit të Zotit, njëlloj sikurse edhe Moisiu, por i lindur nga një grua jo e ligjshme, nga një Konkubinë, e ndryshoi drejtimin e lutjes, d.m.th kthimin nga Meka, duke bërë kështu veprimin e madh historik, atë të lindjes së një religjioni të ri. Kështu zuri fill islamizmi i sotëm, që deri atëherë ishte një imitim i ortodoksisë. E kam fjalën si gjenezë dhe si përmbajtje në raport me shtetin. Ortodoksia lindi si herezi ndaj kristianizmit ekumenik (botëror, d.m.th me fjalorin e sotëm internacional, i njëllojtë për të gjithë popujt e botes). Myslimanët i veshën religjionit të tyre thuajse tërë ritet e veta tradicionale, duke e kthyer në një religjion të lidhur ngushtë me kulturën e vet autentike dhe njëheri edhe autoktone, që do të thotë më tej, një religjion që lidhet ngushte edhe me vete politiken, ashtu sikurse edhe vete ortodoksia. Pra ishte kjo gjë që iu imponua shqiptarëve. Përmes shtetit, shqiptarëve iu imponua edhe kultura, edhe gjuha, edhe religjioni, edhe tradita e re të gjitha në kurriz të traditës autentike dhe autoktone njëkohësisht, religjionit autentik, kulturës dhe gjuhës, që filloi ta gërryente për 500 vjet me radhë përmes një shtypjeje dhe terrori të pashembullt. Po të lexoni Barletin dhe shumë bashkëkohës të tjerë, do të zbuloni se pasi u dorëzua kështjella e Rozafës, pas tradhtisë së komandantit venedikas, u falën të gjithë kështjellarët, por Shkodra u zhduk nga faqja e dheut. Nuk ngeli as edhe një njeri i vetëm, të gjithë u shkuan në shpatën osmane, edhe fëmijët e djepit. Turqit sollën pastaj në Shkodër elitën aristokrate të cilën e shqiptarizuan me një qëllim dhe objektiv të caktuar. Lexoni librin e Hamdi Bushatit Shkodra dhe Motet. Më vonë pas tyre ato sollën kolonë, shkoni si shembull prejardhjen e postrribasve të sotëm. Kur po shoqëroja një ekip francez që merreshin me studime arkeologjike, (duhet të ketë qenë në viti 1994), fshatarët u thanë atyre se jemi të ardhur dhe se diku aty pranë ishte një kishë që quhej Kisha e Sofies. Bëhet fjalë për një kishë në zonën e kalasë së Drishtit. Besoj gjithkush e di se kush ishte Drishti. Veç kësaj, sipas kërkimeve të mia më të fundit, kam gjetur se në krahun e djathtë të malit të Taraboshit, pikërisht në qafën e amlit që kalon mbi fshatin e sotëm Zus, paska me dhjetëra kisha, të cilat mua më përkojnë me kishat e kohës së Krishtit. Është pikërisht koha kur Shën Gjoni shkonte në Romë duke bërë pagëzime rrugës dhe duke ngritur kishat e Krishtit. Këto kisha ngjasojnë çuditërisht me ato të Kishës së Krishtit në Jeruzalem, pra të bëra në faqe të malit për të kursyer shpenzimet, dhe vetëm me disa gurë të vendosur ca si kolona dhe ca si trarë. Pak a shume ne parimin e ndërtimit të Akropolisit grek. Kuptohet jo me kolona të skalitura, sepse do te ishte një luks, të cilin Krishti nuk e pranonte, por thjeshte me disa gurë dhe shkëmbinj natyror. Lexo Biblën, si shprehet Krishti për Kishën e Tij si edhe mjaft referenca të tjera të cilat nuk kanë vend në këtë shkrim të shpejtë.
6. Bajrami lëvizë në kalendarin hënor ndërsa Shën Gjergji, në atë të krishterë Gregorian. D.m.th , “Shëngjergji e jo përralla” lëvizë në atë kalendar që luan punë minutash me kalendarin e mirëfilltë shkencorë. Dita e tij është fikse dhe nuk “gënjen” me datat. Pra nuk është “pallavra” që ka një datë të lëvizshme.
7. Sipas vëzhgimeve të mia në terren më rezulton se dita e premte, pra dita e xhuma për myslimanët, qenka ditë bajrami, e thënë nga vetë zoti. Për këtë arsye, bajrami dhe vetë nata e madhe nuk bien asnjëherë në ditë të premte. Natyrisht, probabiliteti sipas kalendarit hënor e bën të bjerë disa herë por kjo gjë lëvizet dhe bajramin e shpallin vetëm një ditë më pas, kur kjo ditë përkon me bajramin apo me natën e madhe. Këtu duken qartë përplasjet e paganizmit me religjionin islam, duke i dhënë atyre një interpretim religjioz. Pra ka shumë fakte që e bëjnë religjionin islam, si të huaj për kulturën dhe traditën shqiptare. Duke i shtuar kësaj edhe faktin e kombinimit të përhapjes së kësaj kulture përmes elitës së natyralizuar osmane në Shqipëri, që bëri të depërtonin në Shkodër zakonet dhe tradita islame (njihet se traditat stisen dhe përhapen përmes aristokracisë) si edhe duke krijuar nga poshtë stratusin social të popullit të thjeshtë (përmes kolonëve t ardhur nga thellësitë e Anadollit dhe vendet arabe) arrijmë në përfundimin se në çfarë trusnie ishte vënë tradita shqiptare. Kjo ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në leksikun gjuhësor, i cili bart edhe sot më shumë se 35 % leksikun osman. Vijmë kështu te konstatimi shkencor i Kadaresë, qe thotë se turqit, menduan se kombi shqiptar vdiq. Ja pra perse dy shamia turke dhe tradita shqiptare përballen fort mes tyre. Nuk kërkohet asgjë tjetër, veçse të zhdukemi si komb në kuptimin e traditës. Kuptohet sot ne mënyrë më të sofistikuar, duke i përzierë gjërat edhe me gjeopolitikë. Nuk janë të rastit edhe deklarimet e kryeministrit turk Erdogan, i cili zemrën e kombit tone, Prizrenin e quan Turqi. Por unë nuk besoj se shqiptarët do të shiten kaq kollaj. Memoria e tyre historike, do të triumfojë. Europa jonë është vetëm një hap larg. Qershori po vjen. Ai vjen mbas “Shëngjergj e mashalla”. Por mos u çuditni, sepse këtu nuk mbarojnë përpjekjet tona. Sepse, “Kurva e Motit” e ka shfrytëzuar bukur mirë islamizmin tonë. Ka përputhje interesash në mes disa shteteve europiane dhe islamizimit të shqiptarëve, gjë që nuk është e vërtetë. Ne nuk jemi islamizuar kurrë, por kjo gjë është marrë apriori nga studiues të ndryshëm, me një qëllim të paracaktuar për të na lënë larg Europës, duke na identifikuar si komb mysliman, mbasi dihet se në Europë sundonte lidhja e kombit me shtetin dhe me religjionin. Pra kur themi “Kurva e Motit” themi një të vërtetë historike, që e ka mbajtur nën trusninë e vazhdueshme gjeopolitike Shqipërinë në interes të vendeve ortodokse fqinje dhe të pushtimit otoman sot të kamufluar turk. Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Turqia do të ishte vetëm një aleat gjeopolitik, ku na përputhen interesat e ekzistencës si komb. Kjo gjë do të humbasë nga rëndësia, pas pranimit tonë në Europë. Pra edhe vonesat deri më sot, (e kam fjalën për pranimin tonë në Europë) mos mendoni se janë për shkak standardesh apo çështje sistemesh dhe politikash, por thjeshtë refleksione të interesave të përkohshme gjeopolitike. Gjithsesi ne na interesojnë edhe standardet, sigurisht. Përndryshe nuk do të kishte kuptim t’i thoshim vetes europianë.
8. Në vijim të arsyetimit tim, po ju them, se kur te shqiptarët vihet re një zgjim i tillë, ky zgjim nuk gjen përkrahje aq të madhe edhe te vetë disa vende europiane, të cilave nuk u pëlqen që ne të shprehemi për traditën dhe religjionin tonë autentik katolik. Sepse kjo gjë do të ulte menjëherë pazarin e tyre gjeopolitik. Madje disa prej tyre më janë shprehur se kur shqiptarët kërkojnë të identifikohen me traditën dhe katolicizmin e tyre, ata më thonë se disa studiues të huaj shprehen: “shqiptarët nuk janë të besueshëm në këtë drejtim sepse këtë gjë ata e bëjnë thjesht për t’i rënë shkurt rrugës për në Europë”. Ky është një turp. Unë i kam gjetur disa nga këto libra dhe i njoh mirë autorët. Po i lexoj dhe i studioj, ato nuk janë në shqip. Të paktën unë nuk i kam gjetur në shqip.
Të gjitha gazetave shqiptare dhe të huaja: Ky shkrim është i lirë për botim pa Copyright.
Me respekt
Sadedin Limani
Burimi – Facebook
Leave a Reply