Në zemër të Montrealit, në Kanada, ekziston një komunitet i vogël arbëresh që prej dekadash vazhdon të ruajë gjuhën, traditat dhe identitetin shqiptar, pavarësisht mijëra kilometrave larg atdheut.
Studiuesi Fabio Scetti, gjatë kërkimeve të tij etnografike, zbuloi këtë mikrokomunitet përmes Terezës, një arbëreshe e lindur në Montecilfone të Italisë, e cila emigroi në Montreal në vitin 1955. Ajo rrëfen se në familjen e saj flitej ende dialekti arbëresh dhe se komuniteti ishte përpjekur ta transmetonte atë brez pas brezi.
Për shumë vite, shoqatat arbëreshe organizuan aktivitete kulturore, fetare dhe tradicionale, duke mbajtur gjallë zakonet dhe lidhjen me rrënjët shqiptare. Megjithatë, me kalimin e kohës numri i anëtarëve është zvogëluar dhe brezat e rinj po e flasin gjithnjë e më pak arbërishten.
Sot komuniteti vazhdon të ekzistojë, por studiuesit paralajmërojnë se gjuha arbëreshe në Montreal rrezikon të humbasë, pasi shumica e folësve janë të moshuar. Për këtë arsye, po bëhen thirrje që historia, gjuha dhe traditat e këtij komuniteti unik të dokumentohen dhe të ruhen për brezat e ardhshëm.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply