Agim Bacelli
Një popull shumë krenar i cili ka kultivuar ndër shekuj individualizmin primitiv dhe që s’ka njohur kurrë nënshtrimin edhe kur ka qënë i pushtuar, ai popull ka zhdukur nga fjalori i tij të gjitha ato fjalë që tregojnë përunjësi dhe pendesë. Tipik i kesaj gjëndje jemi ne shqiptarët. Kjo gjë e trashguar ndër shekuj u kultivua akoma më shumë dhe me metoda tepër të sofistikuara edhe ne 50 vjetët e diktaturës komuniste. Në këto pesëdhjet vjet ne u kultivuam që fëmijë të vegjël me frymën se jemi një popull vital, trim dhe liridashës, si asnjë popull tjetër! Se ne jemi më të fortët e botës! Se ne mund të fitojmë edhe nëse tërë bota na sulmon! Se një nga ne, vlen sa 10 grekë, 10 sërbë dhe 100 italianë! Se ne jemi më të zgjuarit e botës. Se ne jemi Fanari Ndriçues i Njerzimit etj., përralla boshe që mbushën tërë qënien tonë dhe që na shoqëruan edhe kur u rritëm dhe që na shoqërojnë edhe tash kur komunizmi ka rënë.
Enver Hoxha ka qënë një njohës i shkëlqyer i egoizmit, individualizmit, primitivizimit dhe krenarisë mijravjeçare shqiptare dhe diti ta trajtoi karakterin shqiptar në favor të aventurës së tij personale. Në fakt, ne ndiheshim mirë; ndjeheshim më të fortët, më trimat dhe më të mënçurit e botës duke qënë tepër të dobët dhe të manipulaur e të nënshtruar pa e kuptuar se ishim të tillë! Mirëpo kjo krenari kokëfortë nuk na shërbeu kurrë të matemi me të huajt por me veten tonë; me njëri-tjetrin.
Shqiptarët në historinë e tyre shekullore janë shquar si një popull luftarak që për shkak të përçarjes së brëndëshme kanë njohur vetëm pushtimet e huaja në teritorin e tyre. Vetëm një rast në histori tonë njihet që shqiptarët brënda një nate pushtunë gjysmën e Europës e më tutje… Në dy gusht 1990, kur u pushtuanë ambasadat e Italisë, Turqisë, Hungarisë, Gjermanisë, Francës, Arabisë, Bullgarisë, Greqisë, Kinës dhe Kubës, ku, vetëm nga kjo e fundit shqiptarët u thyenë…!
Shqipëria në krizë të thëllë shpirtërore
Në don me ditë cilësinë e elitës të një vendi, ndiq postulatin që thotë, ‘nëse do të njohësh prindërit, shiko fëmijët‘. Prindërit janë të sofistikuar në fshehjen e fytyrës pasi dinë të përdorin makeup-in, ndërsa fëmijët janë të padjallzuar për të treguar fytyrë tjetër nga ajo natyrore që kanë. Fëmijët janë një pasqyrë reale e prindërve dhe qëndrimit të tyrë për çdo problem në jëtë. Psh, don me ditë nëse një familje mike të don apo të urren, shko dhe tako fëmijët e asaj familje dhe shiko, nëse fëmijët të afrohen e te dërdhen në qafë, prindërit e asaj familje të duan, në të kundërtën, kur fëmijët të largohen, dije se prindërit e tyre nuk falsin mirë për ty.
Shqipëria njeh vetëm Monologun dhe jo Dialogun
Shko sot në shqipëri dhe shiko “fëmijët”(popullin)e Shqipërisë për të krijuar një përshtypje se si janë “prindërit” (Lidertët)e Shqipërisë. Është për të erdhur shumë keq që “fëmijët” janë në një grindje të pashëmbullt! Shumica e shqiptarëve janë një lloj “radiodhënës” që kanë shkatërruar njëherë e përgjithëmonë atë pjesë të radios që ka të bëjë me “radiomarrësin”. Të jem më konkret. Për çdo vit që vjen aq më shumë theksohet egoizmi i shqiptarëve. Në Shqipëri askush s’të dëgjon. Të gjithë kërkojnë që të dëgjohen! Provo të japësh një argument për të bërë një sqarim me këdo në Shqipëri dhe do të befasohesh, bashkëbiseduesi nuk të dëgjon por të ndërpret në mënyrën më të paturpëshme duke dashur të japë pikpamjet e veta për argumentin që ti kurrë nuk arrite ta japësh! Është fare e kotë që ti kërkon të paraqesësh argumenta bindëse për atë problem që ti paraqet. Edhe nëse nëndonjë rast, dikush që ti “bashkëbisedon”, duket se po të dëgjon, s’është aspak e vërtetë, ai po përgatitet të të sulmojë dhe as e ka mëndjen fare në ato që ti thua!
Një fenomen tjetër është qarja tek fqinji, tek lagja apo fshati
Një shprehje e vjetër shqiptare thotë se, “Për asnjë rast problemet e shtëpisë mos i nxirr në Pazar!” Kjo ndodh sepse, në këtë rast, në 100 vetë që do marrin vesh problemet e një shtëpie, 90 vetë do tallen dhe do gëzohen e do ti nxjerrin problemet e tua në pazar për të kaluar kohën, 9 vetë do shprehin keqardhje dhe do e harrojnë problemin tënd dhe vetëm një do të angazhdohet që ta ndihmojë familjen e përçarë por kurrë me sukses.
Se çfar ndodh në një familje është e vështirë të merret vesh nga komshiu përderisa një anëtar i familjes të shkojë e të ankohet tek komshiu i cili, në asnjë rast, nuk mund të ketë fuqi të rregullojë çdo problem të familjes që ankohet përderisa vetë ajo familje të mos ketë predispozicionin për tu ndrequr.
Kështu ngjet edhe me linderët tanë të cilët për çdo grindje shkojnë e trokasin në dyertë e botës, praktikisht në dyertë e Europës e cila në 90 përqind të rasteve do tallet dhe do të mendojë se shqiptarët janë të paaftë të rregullojnë punët e tyre. Turp e për faqe të zezë për këta shqiptarë që shkojnë dhe ankohen. Veprimi i tyre është veprim fëmijnor.
Është vënë re se kur Berisha apo Rama shkon tek europianët për një problem kombëtar, 99 % të bisedës së tyre do të jetë ankesa për kundërshtarin politik dhe vetëm 1 % do të jetë kërkesa për çëshje kombëtare! Europa po shokohet me këto xheste kalamaqësh dhe do të vijë një ditë që do të thotë hapur, “Na falni por ju shqiptarët, s’mund të rroni dot vetë pa një mbikëqyrës ndërkombëtar! Prandaj kemi menduar që Shqipëria të jetë nën tutelën e një vëndi fqinj!” Kështu ka ndodhur në të kaluarën kur Shqipëria është ndarë në thela duke ju është dhuruar fqinjëve dhe kështu ka për të ndodhur edhe në të ardhmen. Megallonomia se, “Tash Shqipëria është e pandashme dhe e papushtueshme” është një eufori naïve nga e cila ka vuajtur në jetë lidershipi shqiptar.
Liria, Ligji dhe Dhuna
Shqipëria Komuniste ka qënë një sistem Barbaro-Despotik, ndërsa Shqipëria Demokratike është një sistem Despotiko-Anarshist.
Sipas Emanuel Kantit, që të arrihet një rend kushtetues demokratik, liria dhe ligji, dy shtyllat e legjislacionit civil, duhet të kombinohen edhe me forcën. Vetëm kombinimi harmonik, i këtyre tri elementeve do të krijojë themelet e një demokracie, përndryshe, ligji dhe liria pa forcën, do të shpjerë patjetër në anarshi. Ndërsa ligji dhe forca pa lirinë do të shpjerë në despotizëm. Forca pa liri dhe ligj do të shpjerë në barbari.
Jemi një popull fajtor. Ne jemi po aq fajtorë sa vetë Diktatori. Pse? Një nga matësit më të mirë të një kombi është qëndrimi i atij kombi ndaj dhunës. Dhuna (forca) gjithmonë i tërheq njerëzit me moral të ulët. Shikoni dhe sot; njeriut të dhunës, populli ynë i hedh lule dhe i jep votën! Nga kjo miopi masash vijnë tërë diktaturat dhe diktatorët. S’ka se si ne të kemi një udhëheqje demokratike për dersa nuk kemi nje popull demokrat.
Burimi – Albeuropa


Leave a Reply