Nga Skënder Sadri KAPITI
Shqiptarët,rinia e qytetarët në protestë, dhe te ekrani i TV NEWS 24 dëgjojnë ,shohin,flasin e mbështesin me besim e shpresë protestuesit..
Sot është dita e 57-të e protestave patriotike për Triumfin e Kombit mbi politikën e vjetër, mbi korrupsionin,mbi tradhëtinë publike dhe mbi regjimin 35 vjecar të sistemit antipublik të hajdutokracisë . Këto janë protestat më të mëdha në Historinë e Shqipërisë të cilat kanë karakter thellësisht patriotik e kombëtar.
Pa gjallërinë rinore, pa mendimin intelektual dhe pa mediat e lira e të pavarura demokracia bie në koma.Sot në Tiranë kemi rininë që proteston , por nuk janë gjëkundi as mediat dhe as intelektualët në mbështetje të kauzave kombëtare të protestave dhe të Lëvizjes rinore e qytetare për Triumfin e Kombit.Ato karakterizohen nga heshtja dhe indiferentizmi hipokrit e djallëzor, madje jo vetë kaq por bëjnë të kundërtën, sa që shprehen kundër këtyre protestave.
PRA, MEDIAT DHE INTELEKTUALËT PO BËJNË KËSHTU TRADHËTINË MEDIATIKE E INTELEKTUALE.
Pse pyet ndokush.
Dhe ja përgjigjja ime: Është detyrë e intelektualëve , dhe sidomos e mediave që të informojnë në mënyrë të vertetë dhe reale qytetarin dhe opinionin publik për gjithcka cfarë ndodh në shoqërinë demokratike.
Intelektualët pozitivistë e të guximshëm si dhe mediat e lira e të pavarura janë rojet e demokracisë, janë ato që duhet të kontrollojnë qeverinë, politikën dhe pushtetin.
Mediat duhet të tejcojnë zërin dhe të jenë në anën dhe në krahun e protestave qytetare dhe të shqetësimeve të tyre, të japin informacione për zërin e protestave , si në rastin e këtyre protestave rinore më të mëdhatë të zhvilluara në Historinë e Shqipërisë, protesta në emër të lirisë, dinjitetit, patriotizmit dhe të si protesta që kundërshtojnë korrupsinin, hajninë dhe tradhëtinë.
Intelektualët patriotë dhe mediat , zëri i tyre, i gazetarëve dhe analistëve duhet të jenë të guximshëm ashtu sikurse që është zëri qytetar në këto protesta kundër padrejtësive, eksodit, varfërisë dhe korrupsionit.Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh akoma, dhe mediat e intelektualët në të shumtën e tyre janë në anën jo të duhur të historisë.Meriton respektin dhe mirënjohjen publike e kombëtare televizioni NEWS 24 i cili është në anën e duhur të historisë, që është në krah dhe në mbështetje të kauzave kombëtare të kësaj proteste rinore që në histori tashmë së bashku me protestat ka hyrë edhe Tv News 24.
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply