1.Politikanët dhe pushtetarët e sotëm shqiptarë fjalën demokraci e quajnë liri dhe e drejtë vetëm për të mashtruar, gënjyer, vjedhur e tradhtuar, sepse prej tradhtisë askush prej tyre, as nuk e ka pësuar e as nuk është ndëshkuar, por në këto vite histori ata më së shumti kanë përfituar, sunduar dhe janë pasuruar.
2.Tradhtia e tyre politike është pabesi, është mosmbajtje e fjalës së dhënë dhe e premtimeve para votuesve e simpatizantëve të tyre.
3.Tradhtia është kur mashtron , gënjen, është imoralitet, amoralitet, demagogji, mosmirënjohje, djallëzi dhe hipokrizi.
4.Tradhtia politike është ajo e cila keqpërdor, shfytëzon dhe shantazhon ,shet demokracinë, ligjin, drejtësinë, interesin e përgjithshëm dhe atë publik e kombëtar për interesin personal.
5.Tradhtia e politikanëve dhe e pushtetarëve në Shqipëri përgjithësisht te shumica derrmuese e tyre është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit të paturpësisë, korrupsionit ,ndaj pushtetit të së keqes ,për përfitime, pasuri, zhvatje, korrupsion e rehati personale.
6.Tradhtia politike është edhe injorancë, por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ, por gjithashtu është personalitet i njerëzve me zhvillim psiqik të shtrembër, i njerëzve shpirtlig dhe nihilistë.
7.Tradhtia politike në pseudodemokracinë shqiptare është nëna e të gjitha fatkeqësive, e cila prodhon element si krimi, vjedhja, trafiku ,droga ,kontabanda dhe korrupsioni.
8.Tradhtia politike është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jotradhtisë, aftësisë, talentit e dhuntisë, kundër patriotizmit dhe ndershmërisë.
9.Tradhtia është njollë e zezë, intrigë, pritë, kurth i mjeranëve, frikacakëve dhe burracakëve.
10.Popujt të cilët e falin tradhtinë dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre.
Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u janë ndarë tradhtitë, e sidomos tradhtitë politike.
Burimi/Facebook


Leave a Reply