Pas refuzimit të kërkesës për azil, familja u detyrua të largohej vullnetarisht nga Gjermania. Megjithatë, para nisjes, banorët e komunës së Bispingen organizuan një ceremoni lamtumire për Angela, Artur dhe vajzën e tyre 14-vjeçare, Esnada.
Miqtë dhe vullnetarët që i kishin mbështetur gjatë qëndrimit të tyre u shprehën se familja shqiptare ishte bërë pjesë e komunitetit. Ata u dhuruan një libër me mesazhe, adresa dhe numra telefoni, me dëshirën që lidhja e krijuar të vazhdonte edhe pas kthimit në Shqipëri.
Vetë familja shprehu shpresën se një ditë do të rikthehej në Gjermani në mënyrë të ligjshme, me një leje pune dhe qëndrimi. Ceremonia u shoqërua me ushqime, muzikë dhe fotografi kujtimi, duke u kthyer në një moment prekës për të gjithë të pranishmit.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply