Nga Skënder Sadri KAPITI
Sot është dita e 56-të e protestave patriotike për Triumfin e Kombit mbi politikën e vjetër, mbi korrupsionin,mbi tradhëtinë publike dhe mbi regjimin 35 vjecar të sistemit antipublik të hajdutokracisë . Këto janë protestat më të mëdha në Historinë e Shqipërisë të cilat kanë karakter thellësisht patriotik e kombëtar.
Pa gjallërinë rinore, pa mendimin intelektual dhe pa mediat e lira e të pavarura demokracia bie në koma.Sot në Tiranë kemi rininë që proteston , por nuk janë gjëkundi as mediat dhe as intelektualët në mbështeje të kauzave kombëtare të protestave rinore e qytetare.Ato karakterizohen nga heshtja dhe indiferentizmi hipokrit e djallëzor, madje jo vetëm kaq por bëjnë të kundërtën ,sa qe shprehen kundër këtyre protestave.
PRA, MEDIAT DHE INTELEKTUALËT PO BËJNË KËSHTU TRADHËTINË MEDIATIKE E INTELEKTUALE.
Pse pyet ndokush.
Dhe ja përgjigjja ime: Është detyrë e intelektualëve , dhe sidomos e mediave që të informojnë në mënyrë të vertetë dhe reale qytetarin dhe opinionin publik për gjithcka cfarë ndodh në shoqërinë demokratike.
Intelektualët pozitivistë dhe të guximshëm si dhe mediat e lira e të pavarura janë rojet e demokracisë, janë ato që duhet të kontrollojnë qeverinë, politikën dhe pushtetin.
Mediat duhet të tejcojnë zërin dhe të jenë në anën dhe në krahun e protestave qytetare dhe të shqetësimeve të tyre, të japin informacine për zërin e protestave , si në rastin e këtyre protestave rinore më të mëdhatë të zhvilluara në Historinë e Shqipërisë, protesta në emër të lirisë, dinjitetit, patriotizmit dhe si protesta që kundërshtojnë korrupsinin, hajninë dhe tradhëtinë.
Intelektualët patriotë dhe mediat, zëri i tyre, i gazetarëve,spikerëve dhe analistëve duhet të jenë të guximshëm ashtu sikurse që është zëri qytetar në këto protesta kundër padrejtësive, eksodit, varfërisë dhe korrupsionit.Fatkeqësisht kjo nuk po ndodh akoma, dhe mediat e intelektualët ne të shumtën e tyre janë në anën jo të duhur të historisë.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply