Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një gruaje. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Kërçovë – Gostivar pranë fshatit Zajaz.
Makina “reno laguna” me targa të Shkupit e drejtuar nga B.P ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Në aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën pasagjerja M.S 80 vjeçare nga Shkupi, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar. (INA)
Leave a Reply