![]()
Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar himnin kombëtar dhe janë përplasur edhe me policinë, e cila ka përdorur ndaj tyre edhe shkopinj gome për t’i shpërndarë.
Një grup qytetarësh shqiptarë kanë protestuar pasditen e sotme, në sheshin para Piramidës dhe pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, kundër torturave të ushtruara ndaj të dënuarit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, vdekur në burgun grek të Nigritas.

Me flamuj shqiptarë në duar, protestuesit kanë kënduar himnin kombëtar dhe janë përplasur edhe me policinë, e cila ka përdorur ndaj tyre edhe shkopinj gome për t’i shpërndarë.
Protesta ka nisur para Piramidës, kryesisht nga të rinj të “Aleancës Kuq e Zi” dhe të “Tifozave Kuq e Zi”, të cilët kanë ngritur flamuj shqiptarë dhe kanë grisur flamurin grek.
Më pas, ata kanë shkuar në rrugën e Kavajës, pranë bllokut të ambasadfave dhe kanë rrethuar ambasadën greke.

Pikërisht aty, kanë nisur të protestojnë e të thërrasin në kor, deri dhe fjalë fyese kundër shtetit grek, ç’ka ka sjellë ndërhyrjen e policisë, e cila ka përdorur edhe shkopinjtë e gomës kundër tyre për t’i shpërndarë. Policia ka shoqëruar në komisariat, gjashtë protestues, transmeton portali “Shqiptarja”.
Grupi i protestuesve ka mbajtur gjatë gjithë kohës nëpër duar, flamuj dhe parulla, ku dënonte dhunën çnjerëzore të gardianëve të burgut grekë dhe shprehte vlerësim për të vrarin shqiptar, Kudret Kume ose i njohur ndryshe në Greqi si Ilia Kareli. (INA)


Leave a Reply