“Ne dëshirojmë shumë që bisedimet të vazhdojnë në mirëbesim dhe me qëllime të mira,” i tha të martën (25 shtator) Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç. [Reuters]
Dialogu i nivelit të lartë midis Beogradit e Prishtinës është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet e hapura, thanë analistët.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë
“Ne dëshirojmë shumë që bisedimet të vazhdojnë në mirëbesim dhe me qëllime të mira,” i tha të martën (25 shtator) Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç. [Reuters]
Si Serbia dhe Kosova do të përfitojnë nga dialogu në nivel të lartë për të zgjidhur çështjet që kanë pllakosur të dy vendet që kur Kosova shpalli pavarësinë në 2008, thanë analistët pasi presidenti serb Tomislav Nikoliç i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Beogradi do negociata të drejtpërdrejta .
“Nuk do të ketë më përparim të mëtejshëm në pranimin në BE në qoftë se Kosova dhe Serbia nuk normalizojnë marrëdhëniet dhe nuk zgjidhin problemet në Kosovën e veriut. Kjo është një çështje më e menjëhershme për Serbin, sepse ajo është shumë më përpara në garën për anëtarësim në BE. Por Kosova ka tani një shans për ta arritur. Ajo duhet të përdorë mundësinë,” i tha SETimesDaniel Server, një profesor i menaxhimit të konfliktit në Shkollën Xhon Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare.
Ndonëse Beogradi nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës, vendi do që të arrijë “një paqe të qëndrueshme midis serbëve dhe shqiptarëve ” dhe mbështet bisedimet në “nivelin më të lartë”, i tha Nikoliç Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork të martën (25 shtator).
“Ne dëshirojmë shumë që bisedimet të vazhdojnë në mirëbesim dhe me qëllime të mira, duke marrë parasysh, mes gjërash të tjera, se është e rëndësishme të mbahen dinamikat e integrimit evropian të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor si i tërë me qëllim që të sigurohet përparim dhe stabilitet i tërë rajonit në afat të gjatë,” tha Nikoliç.
Hysni Fejza, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Paqe, thotë se dialogu i ardhshëm do të jetë faza e fundit për të zgjidhur çështjen e hapur midis të dy vendeve.
“Dialogu do të sjellë përfitim si për Beogradin dhe për Prishtinën në fushën ekonomike dhe të mirëqenies së të dy vendeve dhe gjithashtu në përparimin në proceset e integrimit evropian. Ky dialog do të lehtësojë gjithashtu bashkëpunimin ndër-etnik dhe komunikimin ndër-etnik brenda Kosovës, midis shqiptarëve dhe serbëve,” i tha Fejza SETimes.
Përfaqësuesit e Kosovës duhet të përpilojnë dhe përcaktojnë planin për bisedimet me Serbinë, të përcaktojnë temat për diskutim dhe të vënë vizë të kuqe për ato që nuk mund të diskutohet, tha ai.
Disa zyrtarë në Beograd qenë kritikë ndaj fjalimit të Nikoliç.
Çedomir Jovanoviç, kreu i opozitës së Partisë Liberale pro-evropiane Demokratike, tha se Nikoliç nuk kishte ofruar asgjë të re lidhur me politikat e jashtme, evropiane dhe të Kosovës në fjalimin e tij.
“Në vend të një plani për atë që Serbia do, ne dëgjuam përsëri atë që nuk duam… Serbisë i duhet një politikë me një vizion dhe udhëheqësi të guximshme se sa fraza boshe në skenën publike, me nënçmim të njëkohshëm në kontaktet e drejtpërdrejta politike me vendet udhëheqëse të botës,” tha Jovanoviç.
Milosh Jovanoviç, nënpresident i Partisë Demokratike të Serbisë, të opozitës, tha se Nikoliç humbi mundësinë të përcaktonte një politikë të re mbi Kosovën dhe po mbështet iluzionin politika “edhe Kosova edhe BE” është e mundur.
“Është e qartë, megjithatë se proceset e mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë dhe integrimit evropian janë ndërsjelltazi përjashtimorë,” tha Milosh Jovanoviç.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi përsëriti qëndrimin e vendit të tij se dialogu nuk mund të përfshijë bisedimet mbi pavarësinë e Kosovës, integritetin dhe sovranitetin.
Përfaqësuesja e Lartë e BE Kethrinë Eshton u takua me Thaçin në Nju Jork të martën dhe tha se “vendime të vështira do të duheshin si për Beogradin dhe për Prishtinën dhe të dy palët duhet të qenë gati për t’u angazhuar, duke përfshirë nivelin politik.”
“[Eshton] përshëndeti përparimin e fundit në zbatimin e e marrëveshjeve të arritura në dialog deri tani dhe theksoi se zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve pritet pa vonesë,” sipas BE.
Banorët e Kosovës kanë reagime të përziera.
Banorja e Kosovës Magdalena Noshi, një infermiere 28 vjeçare, thotë se problemi midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm kur “Serbia të pranojë Kosovën dhe kufijtë e saj ekzistues.”
“Deri sa Serbi nuk heq dorë nga pretendimi i saj mbi Kosovën, nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare në marrëdhëniet me ta,” i tha NoshiSETimes.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply