Presidenti turk Abdullah Gul (majtas) dhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu (djathtas) ndjekin takimin e përvjetorit të 20-të të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi në Stamboll në 26 qershor. [Reuters]
Si kreu i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, Turqia ka vënë një përparësi në luftimin e krimit ndërvendor në rajon.
Nga J. Pol Barker për Southeast European Times në Stamboll
Presidenti turk Abdullah Gul (majtas) dhe ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu (djathtas) ndjekin takimin e përvjetorit të 20-të të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi në Stamboll në 26 qershor. [Reuters]
Rajoni i detit të Zi qëndron në ndërprerjen e sfidave të shumta ndërvendore të sigurisë duke e bërë bashkëpunimin rajonal të nevojshëm për të luftuar rrjetet kriminale. Krimi i organizuar ndërvendor është i pranishëm në çdo vend në rajon, duke mos lënë asnjë vend imun ndaj efekteve penguese që ai ka në zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit.
Në 1 korrik, Turqia mori rolin e kryetarit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi për një term gjashtë mujor kryesuar nga zëvendës ministri i jashtëm Naçi Koru.
Nën temën, “Nga bashkëpunimi rajonal në një zonë prosperiteti” një objektiv i kryesimit turk është lufta e krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogës dhe armëve, terrorizmi, korrupsioni dhe larja e parave.
Për të luftuar këto kërcënime të drejtpërdrejta kërkon jo vetëm një angazhim vendi por bashkëpunimin e të gjitha vendeve.
Antonia Maria Kosta, drejtore ekzekutive e Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, vë në pah se “që kur krimi është bërë global, reagimet thjeshtë kombëtare janë të papërshtatshme.”
Për t’iu drejtuar këtyre çështjeve, ka një nevojë për reagime rajonale dhe ndërkombëtare, thoshte Kosta në një raport të OKB mbi krimin e globalizuar.
Koru tha se krimi i organizuar dhe trafikimi në rajonin e detit të Zi “është bërë burim i madh shqetësimi.”
“Për shkak të natyrës ndërvendore të çështjeve të tilla si terrorizmi, migracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore, drogës dhe armëve,” Koru tha se është nevoja për bashkëpunim më të madh midis vendeve.
Vendosja strategjike e vendeve të organizatës, midis Evropës dhe Azisë, i vë ato në qendër të shumë krimeve ndërvendore.
Sipas OKB, 80 përqind e heroinës së trafikuar në Evropë vjen nga Afganistani nëpërmjet Iranit dhe Turqisë nga ku ajo hyn në rrugën ballkanike.
Tunç Ajbak, lektor i lartë në politikën ndërkombëtare në Universitetin e Middleseks në MB, i tha SETimesse pozita gjeografike e Turqisë e bën atë jo vetëm një vend transit, por që nga fundi i luftës së ftohtë, gjithashtu “një vend marrës për migrantët e trafikuar, veçanërisht në trafikun e seksit dhe kontrabandën e njerëzve.”
“Nga që këto çështje të reja të sigurisë njerëzore janë ndërvendore në natyrë që shkojnë përtej kufijve kombëtarë,[organizata] potencialisht ofron një platformë të mirë për bashkëpunimin për të menaxhuar këto sfida,” i tha Ajbak SETimes.
Grupi bëri një kontribut në luftimin e trafikut njerëzor me Planin e Veprimit të vet Rajonal për Forcimin e Reagimit të Drejtësisë Penale ndaj Trafikut të Personave, në 2008. Ndërsa kjo ofron një kuadër përfitues, thaq Ajbak, ajo mbetet “Një dokument i politikës retorike pasi kërkon bashkëpunimin e plotë dhe zbatimin nga qeveritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit dhe kontrollit kufitar.”
Një hap që Turqia do të marrë për të lehtësuar bashkëpunimin dhe vendosmërinë për të luftuar krimin e organizuar do të jetë të presë një takim të ministrave të brendshëm për të zhvilluar më tej qasjet dhe metodat për të luftuar krimin. Janë gjithashtu takime shtesë të planifikuara midis zyrtarëve ndërlidhës të organizatës dhe Grupit të Punës mbi Luftimin e Krimit.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar është e lidhur me zona të tjera përparësore që synojnë të eleminojnë pengesat për stabilitetin ekonomik dhe mirëqenien.
Të tjera përparësi të kryesimit turk përfshijnë zhvillimin e sektorit të transportit dhe Udhëshpejtës Unazë të detit të Zi dhe Ushëshpejtave të Projekteve të Detit. Një qendër tregtare do të ngrihet gjithashtu në Bursa për të nxitur rolin e sektorit privat në rritjen e tregtisë ndër-rajonale. Turqia gjithashtu ka për qëllim të nxisë procedura më efektive të vizave dhe tarifave për vendet anëtare për të lehtësuar tregtinë.
Organizata u ngrit në 1992 për të nxitur paqen, stabilitetin, dialogun dhe prosperitetin në rajonin e detit të Zi, nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik. Anëtarë të saj janë: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Ukraina dhe Turqia.
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply