Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Paulin Ujka, një prej figurave të dashura dhe të respektuara të komunitetit shkodran.
Punëtor, humorist, aktor amator dhe regjisor, Paulin Ujka ishte një njeri me shumë pasione, por mbi të gjitha një familjar i përkushtuar dhe baba shembullor. Me karakterin e tij të drejtpërdrejtë, humorin dhe karizmën, ai kishte fituar respektin dhe dashamirësinë e shumë njerëzve.
Paulin Ujka ishte pjesë e shoqërisë “Ilirikum” në Shkodër, ndërsa ndër vite kontribuoi në veprimtari të ndryshme kulturore e artistike. Ai ishte i pranishëm edhe në aktivitetet e Teatrit “Migjeni”, në festimet tradicionale të Karnevaleve të Shkodrës, si dhe në një sërë veprimtarish të Kishës Katolike, për të cilën punoi dhe kontribuoi me përkushtim.
Për ata që e njohën, Paulini do të mbetet në kujtesë si njeriu i humorit, i shoqërisë dhe i fjalës së drejtë, por edhe si një bashkëshort dhe baba i përkushtuar.
Ai ishte gjithashtu babai i këngëtarit shkodran Mark Ujka.
Largimi i tij lë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa Shkodra humbet një tjetër qytetar që për vite me radhë ishte pjesë e jetës së saj kulturore dhe komunitare.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply