Kje gjithmonë i qeshun, shpirt mirë, plot fe e me nji zemër që nuk u kursye kurrë për Kishën, familjen e për çdo kend.
Sot humbëm nji prej gjymtyrëve ma të gjalla e ma të dashtuna të Famullisë “Zoja e Shkodrës”; nji artist, nji deshmitar autentik feje dhe jete.
Po sot, fitume nji ndërmjetës në Qiell!
Paulin Ujka, lutu për Shkodrën që aq fort e deshe, për Kishën tonë së cilës i shërbeve me zemër, e për të gjithë ne.
Buzëqeshja jote dhe humori, ka me mbetë gjithmonë nji kujtim i bukur i nji jete të jetueme me me dinjitet, me fe e dashni.
U prehsh në paqen e Krishtit!
Burimi/Facebook/Famullia “Zoja e Shkodrës” Katedralja – Shkodër


Leave a Reply