Një super diamant me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë u zbulua së fundmi në Rusi. Guri i çmuar 158.2 karat u gjet u bë në sektorin 16 të minierës së Nyurbinsk në republikën e Yakutias në verilindje të Rusisë, nga kompania “Alrosa”, e cila zotëron minierën më të madhe të diamanteve. Në përpunim ky gur mund të ndahet në disa diamante, secili prej tyre me vlerë dhjetëra-mijëra dollarë. Kompania “Alrosa” është një nga më të mëdhatë e diamanteve në botë, e cila ka rreth 28 për qind të prodhimit global, dhe 97 për qind të diamanteve në Rusi. Sipas listës së diamanteve më të rëndë të paprerë në botë, publikuar nga ueb-faqja “24hgold, guri i sapogjetur është i 32-ti për nga rëndesa i zbuluar deri më sot. Diamanti më i rëndë është “Cullinan” i gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1905, i cili u vlerësua 3,106.75 karatë. Diamanti i dytë më i rëndë është 1 000 karat, pa emër, dhe u zbulua në Brazil ose Afrikën Qendrore, edhe pse data e zbulimit është e paqartë. Ndërsa diamanti i tretë më i rëndë është prej 995.1 karatësh, quhet “Excelsior”, dhe nxori 21 diamante më të vogla. Ai u gjet në Sierra Leone në vitin 1972.
Panorama
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply