
Shërbim shëndetësor në dispozicion të besimtarëve gjatë pelegrinazhit në Kisha e Shën Ndout
Gjatë pelegrinazhit të 13 të martave në Kisha e Shën Ndout, është vendosur në funksion një pikë e posaçme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve që vizitojnë çdo javë këtë vend të shenjtë.
Mjekë, infermierë dhe staf i specializuar shëndetësor ndodhen në gatishmëri të plotë për përballimin e çdo emergjence. Pranë kishës është vendosur edhe një autoambulancë e pajisur me medikamentet dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje të shpejtë.
Besimtarët e kanë vlerësuar këtë shërbim si një mbështetje të rëndësishme, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore që marrin pjesë në aktivitetet fetare dhe pelegrinazhin tradicional.
Sipas autoriteteve shëndetësore, shërbimi mjekësor do të vijojë të jetë funksional edhe gjatë sezonit veror, duke garantuar asistencë pranë Kisha e Shën Ndout edhe pas përfundimit të pelegrinazhit të 13 të martave.
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply