Nadja e mirë!
Nadja e mirë o mori Shkodër,
nadja mirë, o ti liqen!
Ulur ktu jam mbi një kodër,
dhe kundroj ma t’bukrin vend.
Nadja mirë ti qiell i lartë,
që kubenë mbi maja ngre,
nadja e mirë o Diell i zjarrt,
që na jep gzim e hare.
Nadja e mirë ju o shenjtor,
me shenjtni nën kryqe tretun,
kurr mos ndjehshi ju mëkatnor,
dhe pse dukun, të pagjetun.
Nadja e mirë o shpirtna t’hupun,
shpërndarë qiellit anë e pa anë,
nadja mirë o eshtrazhdukun,
që mbi dhe pa u tretë u lanë.
Nadja e mirë t’shkretat ofshama,
n’gryka malesh, zhdavaritë,
ah, sa larg ju ndihet gjama,
kur don me zbardhë, e bardha ditë?
Kamkryq ulë jam ktu mbi kodër,
gjithandej rri e kundroj,
por s’po gjej si ti moj Shkodër.
Jo nuk pashë, kërkund ksisoj.
Sadetin Limani
12. 05. 2026
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply